Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka postuar një foto në rrjetin social Facebook të kryeqytetit të Kazakistanit, Nur Sultan. Ky qytet më parë është quajtur Astana por i është ndërruar emri së fundi, ndërkohë që Pacolli thotë se shqiptarët kanë qenë projektues dhe ndërtues kryesorë të këtij qyteti.
Pacolli po ashtu thotë se për fat të keq, nuk pati mundësi të ndërtonte edhe Kosovën në këtë mënyrë për shkak të mungesës së forcës politike, përkundër që i njëjti ka qenë për shumë vite pjesë e koalicioneve qeverisëse në Kosovë.
“Përshëndetje sonte nga Nur Sulltani, kryeqyteti i projektuar dhe i ndërtuar kryesisht nga shqiptarët. Jam krenar që kemi lënë gjurmë të përjetshme edhe në këtë pjesë të botës. Është fat i keq që asnjëherë nuk pata mundesinë (Për mungesë të forcës politike) me ndertuar kështu edhe Kosovën!”