Është zhvilluar ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.
Ish U.D. së Drejtorit të Përgjithshëm, Ibrahim Xhaka i dorëzoi detyrën U.D të Drejtorit të Përgjithshëm Bajram Rexha.
“Me qëllim të zbatimi të vendimit 212/2020 të datës 16 tetor 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht të Kryeministrit sot në Doganën e Kosovës është organizuar ceremonia zyrtare e pranim dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm”,thuhet në njoftimin për media.
Duhet përkujtuar që udhëheqja e Doganës së Kosovës ishte një nga ndryshimet e fundit që u bën në kuadër të institucioneve më të rëndësishme të vendit