Theksojmë se, shkak i informacioneve nga jashtë banorët pezullohen, gjë kjo e fundit që ndodhi me Arbër Salustrovën i cili shkoj në nominim me arsyetimin se kishte mërzitur Beatrixën për një informacion nga jashtë.
Hyrja e Mozzik brenda shëpisë është thyerje e rregullave, vlen të theksohet se këtë gjë nuk e ka bërë asnjë banor i shtëpisë.
Ndryshe, ky veprim ka irrituar publikun, madje tashmë po spekulohet se produksioni po mbështet Donaldin për fitore duke i dhënë atij shumë hapësirë mediale, gjithashtu edhe kontakt me shumë nga miqtë dhe familjarët.
Kujtojmë se, mbrëmë ai takoi vëllain e tij binjak, Marion ndërsa javë më parë Donaldi ka takuar prindërit, vëllain Romeon, shokun e ngushtë Elgit Dodën, Fifin.
Shiko videon e mëposhtme dhe shih momentet kur Mozzik mundohet t’i jap informacion nga jashtë Donaldit.