×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Begaj dekretoi 4 gushtin për zgjedhjet në Himarë

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Himarë.

    Këshilli i Ministrave njoftoi sot zyrtarisht Presidentin Begaj për vakancën e krijuar në Bashkinë Himarë për shkak të konstatimit të pavlefshmërisë së mandatit të fituar nga  Dhionisios (Alfred) Petro Beleri dhe kërkoi caktimin e datës së zgjedhjeve, brenda afateve që përcakton Kodi Zgjedhor.

    Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

    Presidenti Bajram Begaj thirri në konsultë Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gatishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor.

    Pas kësaj konsulte, Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për Bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Për më shumë se 50 vjet, sa herë që Franca zhvillonte zgjedhje parlamentare, votuesit do të dinin të nesërmen në mëngjes se...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Presidenti i Liberisë, Joseph Boakai ka njoftuar se do të ulë pagën e tij për 40 për qind. Zyra e tij tha...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron në Uashington, SHBA, ku do të marrë pjesë në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron në Uashington, SHBA, ku do të marrë pjesë në...
    Sport08 Korrik 2024
    Mund ta kishit marrë me mend lehtë – Kylian Mbappe është emëruar si lojtari më i shpejtë në Euro 2024. Mbappe ka...
    Sport08 Korrik 2024
    Xherdan Shaqiri do të largohet nga Chicago Fire pas dy vitesh e gjysmë. Ylli shqiptar ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm në...
    Lajme08 Korrik 2024
    Serbia e do Asociacionin, Kosova njohjen ‘de facto’. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ka mbetur pa u zbatuar. Kryenegociatorët Besnik Bislimi e...
    Lajme08 Korrik 2024
    Burrit të cilit vrau gruan më sëpatë në kryeqytet, i është vërtetuar dënimi prej 35 vjetësh burgim. Vendimi i Gjykatës Themelore në...
    Lajme08 Korrik 2024
    Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar drejtësi për Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, tre vëllezërit që e kishin lënë SHBA-në për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.