×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Befason Erdogan: Jeruzalemi është qyteti ynë!

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Sesionin parlamentar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e çeli me një fjalim të gjatë, në të cilin i referohej Jeruzalemit si “qyteti ynë”, një përkufizim ky që u raportua me shpejtësi nga mediat izraelite.

    Erdoğan iu referua sundimit të Perandorisë Osmane mbi Jeruzalemin, i cili zgjati katër shekuj, nga 1517 deri në 1917, për të justifikuar pretendimin e tij. “Në këtë qytet, të cilin na u desh ta lëmë mes lotësh gjatë Luftës së Parë Botërore, ende mund të gjesh gjurmë të rezistencës Osmane.

    Kështu që Jeruzalemi është qyteti ynë, një qytet nga ne ”, tha kreu I shtetit turk. Erdogan përmendi se muret e Jeruzalemit që ende qëndrojnë në këmbë sot, si dhe Kupola e Shkëmbit në Qytetin e Vjetër, u rindërtuan dhe restauruan nga Sulejmani i Madhërishëm, i cili sundoi në Perandorinë Osmane nga 1520 deri në vdekjen e tij në 1566.”Çështja e Jeruzalemit nuk është një problem i zakonshëm gjeopolitik për ne,” tha Erdoğan.
    “Së pari, pamja aktuale e Qytetit të Vjetër, e cila është zemra e Jeruzalemit, u ndërtua nga Sulejmani i Madhërishëm, me muret e tij, pazarin , dhe shumë ndërtesa. Paraardhësit tanë treguan respekt për shekuj me radhë duke e mbajtur këtë qytet kaq të vlerësuar”, u shpreh Erdogan duke shtuar se Sulejmani njihej për mbrojtjen e nënshtetasve hebrenj të perandorisë së tij përmes reformave të paprecedent për kohën, dhe besohet se ka pasur nënë hebraike.

    Pas kësaj, presidenti turk iu kthye çështjes palestineze, duke deklaruar se e “e konsiderojnë nder në emër të vendit dhe kombit tonë shprehjen e të drejtave të popullit të shtypur palestinez, me të cilin, sic tha, kemi jetuar prej shekujsh.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se presidenca është shndërruar në zyrë ku noterizohen Ligjet e miratuara...
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.