Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri Hamza pas tubimit të madh të PDK-së, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.
Hamza ka thënë se sonte ka filluar një kapitull i shpresës, unitetit dhe progresit.
Tutje ai ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të votojnë për PDK-në më 9 shkurt për të zgjedhur të ardhmen për një Kosovë më mirë.
“Sonte filloi një kapitull shprese, uniteti dhe progresi. Le të ecim përpara të bashkuar dhe të vendosur. Kosova mundet ma mirë. Dhe, me mbështetjen tuaj, do ta bëjmë ma të mirë.Vizioni ynë i ka rrënjët në punë. Dhe puna është pjesë e ADN-së sonë!Zgjidhni të ardhmen më 9 shkurt! Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë!”, ka shkruar tutje Hamza.
Postimi i plotë:
Sonte filloi një kapitull shprese, uniteti dhe progresi. Le të ecim përpara të bashkuar dhe të vendosur. Kosova mundet ma mirë. Dhe, me mbështetjen tuaj, do ta bëjmë ma të mirë.
Vizioni ynë i ka rrënjët në punë. Dhe puna është pjesë e ADN-së sonë!
Zgjidhni të ardhmen më 9 shkurt! Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë!