×
  • Vip
  • Vip

    Bebe Rexha paralajmëron publikimin e klipit të ri “One In A Million” me skena mjaft provokuese

    FrontOnline
    23 Shtator 2023

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të mbetet tejet aktive në muzikë.

    Ajo këtë vit solli në treg një album të vetë-titulluar, “Bebe”, teksa përfundoi edhe dy turne, një në Evropë e tjetri në ShBA.

    E duket se krahas gjithë këtyre angazhimeve, Rexha nuk po ndalet së punuari.

    Bebe Rexha (Foto: Eugene Gologursky/Getty Images for MTV)

    Kjo pasi ajo ka paralajmëruar se të martën do të publikojë klipin e saj më të ri, “One In A Million” – këngë e cila është publikuar muajin e kaluar.

    Në një video të shkurtër të hedhur në Instagram, 34-vjeçarja shfaqi pak sekuenca të klipit të ri, i cili ngha pamjet e para duket të jetë me disa skena mjaft provokuese.

     

    “Klipi i këngës ‘One In A Million’ me David Guettan vjen së shpejti. Faleminderit që i keni dhënë ‘One In A Million” kaq shumë dashuri”, shkroi artistja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e videos.

    Bebe Rexha përndryshe pas përfundimit të turneut “Best F*n Night Of My Life” në Evropë dhe ShBA, po përgatiet që të njëjtin ta vazhdojë në kontinentin aziatik dhe atë australian.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Vip11 Tetor 2024
    ‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit....
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Teuta Kurti ka njoftuar ndjekësit se ka humbur babain. Njoftimin për ndarjen nga jeta të babait të saj, Ismet Kurtit, këngëtarja...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Nënkryetarja e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se kushti i Kurtit që lidhet me dialog janë mesazhe për votuesit...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka  thënë se shqetësuar “për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen...
    Lajme12 Tetor 2024
    Një persona dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor në Prizren. Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe të njëjtin e ka dërguar...
    Kronika12 Tetor 2024
    Disa persona dyshohet se kanë vjedhur arkën e bamirësisë në xhaminë e fshtatit  Siqevë. Sakaq, vlera që ishte në arkë nuk dihet...
    Lajme12 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe grua në Vushtrri, çift bashkëshortor, për shkak se janë përfshirë në një përleshje ndërmjet...
    Kronika12 Tetor 2024
    Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dje më 11 tetor. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.