Bebe Rexha ka treguar se arsyeja e distancimit nga rrjetet sociale ka qenë pesha e saj duke treguar një detaj të rëndësishëm.
32-vjeçarja publikoi një video të shkurtër në platformën “TikTok” për të treguar se si është ndjerë gjatë periudhës së Krishtlindjeve.
“Janë pushime dhe e di që duhet të jemi të gëzuar. Mendoj se jam më e shëndoshë nga sa kam qenë ndonjëherë. U peshova vetëm tani dhe nuk ndihem rehat ta ndaj peshën sepse ndihem në siklet”, u shpreh Bebe.
Më pas ajo filloi të përlotet, teksa u tha ndjekëseve se kjo e bënte të ndihej e pështirë në trupin e saj.
“Doja t’ju tregoja se si dukem realisht. Po, kam kofshët. Po, kam të pasme. Por ja se si dukem unë në kostumin tim të banjës. Ja ku është trupi im. Nuk ka filtra, në rregull? Jo ato fotot e neveritshme që postuan për mua”, tha ajo.
Artistja shqiptare vazhdoi të fliste për vështirësitë e saj për të parë fotot e saj nga paparacët dhe vendosi të tregonte hapur defektet e trupit të saj.