×
  • Vip
  • Vip

    Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë publikisht pas fyerjeve të Albano Bogdos në emision

    FrontOnline
    03 Tetor 2023

    Ditë më parë, aktori i humorit Albano Bogdo bëri bujë në media me një deklaratë të tij në “Albano Show”.

    Teksa fliste me ironi për largimin nga muzika të këngëtarit Alban Ramosaj, ai përdori gjuhë fyese ndaj motrës së tij, këngëtares Beatrix Ramosaj.

    Ai e etiketoi Beatrixin si një vajzë e cila ka pasur marrëdhënie seksuale me Donald Veshajn në Big Brother VIP Albania, duke bërë që i gjithë konteksti të duket sa më ofendues.

    #albanramosaj #beatrixramosaj #albanobogdo #moment #viral #fyp #fy #zonevip ♬ original sound – ZoneVip.al

     

    E teksa mbi çështjen në fjalë ka pasur reagime nga tezja e tyre, këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, një reagim publik e ka bërë së fundmi edhe vet e përfolura e çështjes, Beatrix Ramosaj.

    Ajo në një shkrim të gjatë të publikuar në InstaStory, ka treguar se ajo dhe familja e saj janë prekur shumë nga deklarata e tij, gjersa kanë ndërmarrë rrugën ligjore ndaj Albanos.

    Ky është shkrimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):

    “Ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi te gjitha shpifjet nuk jane vese te cilat me karakterizojne. Por ndryshe nga une, zoteria Albano Bogdo i zoteroka keto vese dhe i shfaq ato gjithe krenari duke i fshehur nen petkun e “komedise satirike”. Por une doja ti thoja qe me ato fjale denigruese dhe te paverteta nuk me ka lenduar mua, as vellain e as familjen time nese ky ka gene gellimi tij, sepse kemi vite e vite qe jetojne realitetin e hidhur te showbizit shqipetar e tashme jemi imun ndaj tj. Me kete qendrim ti ke lenduar vajzat e grate shqiptare ge kerkojne inspirim e shprese ne Shqiperi! Ti me kete ge ben e mbyt ate dhe tregove dhe njehere injorancen e mashkullit shqiptar ge do te ngrej veten duke ulur femren! Sa per kontributin tone ne muzike, zoterise ne fjale do t’i duhet te kthehet shume prapa ne kohe nese vertet do te analizoj nga fillimi se cfare arti i kemi dhene une dhe vellai im, Albani, muzikes shgipetare. Ndersa per te tjerat, masa ligjore po merren. PS. E vleresoj mbeshtetjen ¢ jashtezakonshme ge me keni dhene mua dhe famijes time keto dite. Ju falenderoj te gjitheve”, ka shkruar Beatrix Ramosaj në InstaStory. /Telegrafi/

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Vip11 Tetor 2024
    ‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit....
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Teuta Kurti ka njoftuar ndjekësit se ka humbur babain. Njoftimin për ndarjen nga jeta të babait të saj, Ismet Kurtit, këngëtarja...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Autoritetet e Serbisë sot e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Merdarë. Sipas informacioneve të para,...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Numri i turistëve që kanë vizituar vendin tonë, nga janari në shtator të këtij viti është 9.7 milionë. Shifrën e bëri me...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Millun Zogoviq, ka thënë se Kosova është krahinë jugore e Serbisë. Në televizionin “Aplus” të Malit të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Olimpiada Matematike për Vajza (EGMO 2025) për herë të parë do të mbahet në Kosovë. E për këtë, ministrja e Arsimit, Arbërie...
    Sport12 Tetor 2024
    Ka nisur përballja mes Lituanisë dhe Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.  
    Lajme12 Tetor 2024
    Tensionet e vazhdueshme etnike në veri të Kosovës mund të shkaktojnë një përsëritje të dhunës të para një viti në këtë zonë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.