×
  • Lajme
  • Lajme

    BE thotë se EULEX-i ka bazë juridike edhe pa nënshkrimin e Thaçit

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Burimet e Bashkimit Evropian në Bruksel kanë konfirmuar për “Kohën ditore” se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi “akoma” nuk e ka nënshkruar letrën e cila në formën e “shkëmbimin e letrave” do të konfirmonte pëlqimin e Kosovës për vazhdimin e misionit të EULEX-it në Kosovë. Por, disa prej këtyre burimeve kanë thënë se “ende presin që kjo të ndodhë në ditët në vijim”.

    Ndërkohë, sipas njoftimeve nga Kosova, Zyra e Presidentit Thaçi e ka konsideruar operacionin e EULEX-it si të jashtëligjshëm, pasi i ka skaduar mandati.

    Diplomatët e BE-së thonë se edhe për Kosovën do të ishte më mirë që të mirëpresë, përmes shkëmbimit të letrave, misionin e EULEX-it. Por, rikujtojnë se ky mision ka si bazë për mandat edhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, edhe “Veprimin e përbashkët” të Këshillit të BE-së edhe “Planin operativ” që janë miratuar para se Kosova të shpallte pavarësinë. Diplomatët thonë se kjo ishte bërë qëllimisht para shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008 për të pasur mbështetjen edhe të shteteve të BE-së të cilat kishin shprehur qëndrimin kundër pavarësisë.

    Kështu, për shtetet të cilat nuk e njohin Kosovën, EULEX-i është një mision ndërkombëtar me mandat ndërkombëtar, ndërsa për Kosovën dhe vendet që e kanë njohur pavarësinë, EULEX-i është në Kosovë edhe me ftesën dhe pëlqimin e vetë autoriteteve të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, ka reaguar ashpër pas dëmtimit dhe djegies së bunkerit në Pikën 6,...
    Lajme30 Maj 2025
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një reagim rreth deklaratës së publikuar nga Avokati i Popullit lidhur me kërkesën...
    Lajme30 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme, të 24-ën me radhë që zhvillohet në përpjekje për ta konstituar...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux. Siç...
    Lajme30 Maj 2025
    Në Komunë e Prishtinës ka ndodhur një rast i tentim-korrupsionit, ku një qytetar dyshohet se ka ofruar ryshfet në vlerë prej 2,000...
    Lajme30 Maj 2025
    Luan Dalipi, shef i kabintetit të Albin Kurtit, ka konfirmuar raportimet se vëllai i tij Driton Dalipi, ‘po e provon fatin në...
    Lajme30 Maj 2025
    Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se vendi është afër një katastrofe ekonomike për shkak të asaj që po...
    Vip30 Maj 2025
    Këngëtarja e madhe, Parashqevi Simaku, ka rrëfyer për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipëria. Në një intervistë për “Opinion”,...
    Lajme30 Maj 2025
    Avokati Ardian Bajraktari tha se Gjykata Kushtetuese ka afat deri në 60 ditë nga momenti i parashtrimit të kërkesës ta jap intepretimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.