×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE synon të ruajë firmat strategjike evropiane nga shitja në tregun botëror

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Bashkimi Evropian po fillon përpjekjet për të ndalur blerjen e kompanive strategjike evropiane nga korporatat e huaja të subvencionuara, veçanërisht ato nga Kina.

    Komisioni Evropian ka ndërmarrë një hap të parë duke miratuar një list propozimesh për trajtimin e zhvatjeve që kompanitë e huaja të subvencionuara po bëjnë në Evropë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Alfonso Beato njofton nga Barcelona.

    Udhëheqësit evropianë janë të shqetësuar se kompanitë evropiane në vështirësi financiare mund të blihen me çmime të volitshme nga investitorët kinezë që janë në kërkim të shfrytëzimit të pasojave ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi.

    Bashkimi Evropian dëshiron të marrë autorizimin për të vendosur kushte për investitorët e subvencionuar jashtë Evropës ose të bllokojë totalisht marrëveshjet.

    “Tregu i përbashkët është çelësi për begatinë evropiane, por ai funksionon vetëm nëse ekziston një fushë e barabartë konkurrence. Për komisionin, është përparësi mbrojta e këtij parimi nga dëmet që mund t’i shkaktohen nga kompanitë e huaja të subvencionuara”, tha Margrethe Vestager, Komisionere e BE-së për Epokën Dixhitale.

    Kompanitë kineze tashmë kanë një prani të madhe në Evropë, pasi kanë investuar më shumë se 180 miliardë dollarë në 20 vitet e fundit.

    Organizata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Automjeteve rendit Kinën si prodhuesin më të madh të makinave në botë, duke tejkaluar nivelin e prodhimit nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia së bashku. Prodhuesit kinezë të makinave po përpiqen të investojnë më shumë në Evropë.

    “Për shembull, ata duan ta blejnë kompanitë Volvo dhe Mercedes Benz. Ata nuk janë të interesuar vetëm në aspektin e prodhimit të plotë të makinave, por edhe qasjen në asetet strategjike të kompanive”, tha analistja Yuan Ji Zheng nga Universiteti i Barcelonës.

    Këto pasuri përfshijnë kompani si URBASER të Spanjës, e cila u ble nga Firion Investments, një korporatë e kontrolluar nga një grup kinez që ka kontrata publike në menaxhimin e mbeturinave.

    Bashkimi Evropian ka filluar të shqyrtojë mënyra për të trajtuar efektet e subvencioneve të huaja.

    “Kjo do të frenonte investimet kineze, pasi shumica e tyre që investojnë jashtë Kinës e bëjnë këtë me pjesëmarrjen e qeverisë kineze ose ato janë korporata tërësisht shtetërore”, tha analisti Antonio Liu Yang.

    Detyra kryesore e Bashkimit Evropian në këtë moment është krijimi i mjeteve të duhura për të parandaluar korporatat e subvencionuara nga jashtë që të kenë avantazhe të padrejta në tregun evropian dhe të parandalojnë zhvatjet në këtë kohë pandemie.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.