×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja shpreh keqardhje për anulimin e “Mirëdita, dobar dan” nga Serbia, por s’e dënon aktin

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që ishte paraparë të niste më 27 qershor në Beograd të Serbisë.

    Kështu tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, teksa u përgjigj në një pyetje të parashtruar nga Radio Evropa e Lirë.

    “Na vjen keq që edicioni i këtij viti, i financuar nga BE-ja, i ‘Mirëdita, dobar dan’ u ndalua në Beograd të enjten. BE-ja mbështet këtë festival përmes programit ‘Evropa kreative’. Festivali është një nismë për lëvdatë, që kontribuon në ndërtimin e urave përmes aktiviteteve kulturore mes njerëzve në Kosovë dhe Serbi përmes aktiviteteve kulturore”, tha Stano.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë më 27 qershor urdhëroi që festivali të mos mbahej, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë.

    Paraprakisht, gjatë 27 qershorit grupe të djathtistëve dhe tifozëve bllokuan hyrjen në zonën ku ishte paraparë të bëhej hapja e festivalit.

    Organizatorët e festivalit – nga Kosova dhe Serbia – kanë kritikuar vendimin e autoriteteve serbe, duke thënë se me ndalimin e mbajtjes së festivalit, shteti u rreshtua me huliganët.

    Ky festival që nga viti 2014 mbahet herë në Kosovë dhe herë në Serbi dhe qëllimi i tij është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë.

    “Shkëmbime të tilla janë pjesë e rëndësishme e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi të shqetësuar për politizimin e nismave kulturore të organizuara nga shoqëria civile, që duan të promovojnë shkëmbimin ndërkulturor mes njerëzve”, tha zëdhënësi Stano.

    Ai po ashtu tha se sipas standardeve të të drejtave të njeriut, autoritetet shtetërore e kanë për detyrë që të ofrojë kushte të sigurta për pjesëmarrësit.

    “Nga Serbia si vend kandidat ne presim që t’i respektojë këto standarde”, tha Stano.

    Më herët gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se me vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit, Serbia shfaqi “përsëri armiqësinë e saj të paepur ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me paqe dhe pajtim”.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme30 Qershor 2024
    Disa baza ushtarake amerikane në të gjithë Evropën u vunë në një gjendje gatishmërie të shtuar gjatë fundjavës, mes shqetësimeve se një...
    Lajme30 Qershor 2024
    Remitencat, si ndër kontribueset më të mëdha të zhvillimit ekonomik të vendit, kanë vazhduar rritjen edhe gjatë vitit 2024. Vetëm në katër...
    Lajme30 Qershor 2024
    Nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, çdo vit diplomojnë qindra policë. Por, periudha e aftësimit që bëjnë brenda këtij institucioni përgjatë...
    Të tjera
    Sport30 Qershor 2024
    Anglia ka eliminuar me rezultat 2-1 Sllovakinë në 1/8 e finales në Euro 2024, pas vazhdimeve – ndërsa në çerekfinale do të...
    Lajme30 Qershor 2024
    Pas tre muajsh, Nenad Orlloviq, do të jetë njeri i lirë, por shumë ushtarë të KFOR-it që ishin viktima të tij, do...
    Sport30 Qershor 2024
    Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes futbollisitke mes deputetëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Në minutat e parë të fillimit...
    Sport30 Qershor 2024
    Spanja dhe Gjeorgjia luftojnë sot për një vend në çerekfinalet e Euro 2024 dhe është hera e parë që këto ekipe takohen...
    Lajme30 Qershor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi”, që të çon te Pallati i Drejtësisë. Ai...
    Sport30 Qershor 2024
    Sllovakia e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 përballë Anglisë në 1/8 e finales ndaj Anglisë. Sllovakët e nisën shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.