×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja nënshkruan kontratë me Pfizer/BioNTech edhe për 1.8 miliardë vaksina

    FrontOnline
    08 Maj 2021

    Bashkimi Evropian ra dakord të Shtunën për një zgjatje masive të kontratës me Pfizer-BioNTech për një potencial 1.8 miliardë doza vaksine COVID-19 deri në vitin 2023.

    Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, shkroi në Twitter se zyra e saj “sapo ka aprovuar një kontratë për 900 milionë doza të garantuara (+900 milionë opsione)”.

    Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu sigurimin që të gjithë përbërësit thelbësorë duhet të vijnë nga BE-ja, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

    Njoftimi i së shtunës nënvizon besimin që BE-ja ka treguar në teknologjinë e përdorur për vaksinën Pfizer-BioNTech, e cila është e ndryshme nga ajo e vaksinës Oxford-AstraZeneca.

    Pfizer i Amerikës dhe BioNTech i Gjermanisë kanë thënë tashmë se ata do t’i sigurojnë BE-së një shtesë prej 50 milionë dozash në tremujorin e dytë të këtij viti, duke kompensuar dërgesat e AstraZeneca.

    Në ndryshim nga AstraZeneca anglo-suedeze e kritikuar shpesh, von der Leyen ka thënë se Pfizer-BioNTech është një partner i besueshëm që kryen zotimet.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.