×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja i reagon Kosovës e Serbisë: Dialogu duhet të vazhdojë, kjo është rruga e juaj drejt Evropës

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se pavarësisht situatës së krijuar në Kosovë sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme, angazhimi për dialogun Prishtinë-Beograd është duke vazhduar.

    “Edhe në rrethana të tilla, puna për dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit vazhdon dhe Kosova duhet të vazhdojë të respektojë të gjithë marrëveshjet e arritura deri më tani”, u tha nga Bashkimi Evropian për median serbe, Tanjug.

    Gjithashtu u theksua se BE do të vazhdojë të bashkëpunojë me bashkëbiseduesit që ka në Kosovë dhe Serbi, lidhur me dialogun.

    ‘’Rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian kalon përmes dialogut. Ne ende presin që Kosova të respektojë dhe zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën”.

    Kosova tanimë është në një situatë aspak të zakonshme, ku të gjitha pozitat kryesore udhëheqëse në vend janë me ushtrues detyre, teksa pritet që të arrihet votimi i buxhetit për vitin 2021, si dhe të caktohet data e zgjedhjeve në një afat brenda 40 ditësh.

    E gjithë kjo erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, në votimin e Qeverisë Hoti.

    Partitë politike janë deklaruar të gatshme për zhvillimin e zgjedhjeve, teksa pritet të ketë ndryshime edhe në emrat e kandidatëve për kreun e Qeverisë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.