×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja dhe SHBA-ja presion Serbisë: Marrëdhëniet me Rusinë “s’janë normale”

    FrontOnline
    03 Korrik 2024

    Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të vendosë sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, pasi Serbia priti zëvendësministrin e Jashtëm rus, Aleksandr Grushko.

    Më 2 korrik, Grushko u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa gjatë qëndrimit në Beograd kishte takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë serbë.

    “Bashkimi Evropian ka qenë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha një zëdhënësi i BE-së për Radion Evropa e Lirë.

    Ai shtoi se Këshilli i BE-së është në dijeni për ndihmat humanitare dhe të tjera të Serbisë për Ukrainën, por se, gjithashtu, pret që Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, të përafrohet me politikën e jashtme evropiane dhe të sigurisë.

    Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara “nuk besojnë se ndonjë vend duhet t’i japë Rusisë platformë për të promovuar luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës”.

    “Vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe e gjithë Evropa, kanë një interes të madh në rrjedhën e luftës ruse kundër Ukrainës, e cila kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Prandaj, është e një rëndësie vendimtare të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku përballë agresionit të Rusisë”, tha Departamenti i Shtetit.

    Ai vlerësoi, po ashtu, mbështetjen që Serbia i ka dhënë Ukrainës deri më tani.

    Me kë u takua Grushko në Beograd?

    Grushko kishte një“bisedë të mirë” me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur vetë Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, më 2 korrik.

    “I kemi shqyrtuar marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse dhe i kemi vlerësuar si shumë të mira”, shkroi Vuçiq në postimin e tij.

    Një ditë më parë, zëvendësi i ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Policisë të Serbisë, Ivica Daçiq.

    Ai zhvilloi takim edhe me zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vulin, dhe ministrin Nenad Popoviq. Të dy ata janë në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me Kremlinin.

    Në listën e zyrtarëve serbë me të cilët u takua Grushko, është edhe Marko Gjuriq, ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë.
    Lidhja me Rusinë

    Pushtimi rus i Ukrainës është në vitin e tretë dhe gjatë kësaj kohe Serbia nuk ka hequr dorë nga lidhjet e saj me Rusinë.

    Zyrtarisht, Beogradi mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por refuzon të vendosë sanksione kundër Moskës.

    Ai e arsyeton refuzimin e tij me lidhjet miqësore me Rusinë, por edhe me mbështetjen që merr prej saj në nivel ndërkombëtar.

    Kjo nuk është vizita e parë e zëvendësit të Lavrovit në Serbi që nga fillimi i luftës.
    Grushko ka qëndruar në Beograd edhe në tetor të vitit 2022, por, atëkohë, publiku serb ka mësuar për vizitën nga zyrtarët dhe mediat në Rusi.

    Bëhet fjalë për një performancë pa thelb – kështu e vlerëson vizitën e zyrtarit rus për Radion Evropa e Lirë Darko Obradoviq, nga Qendra joqeveritare për Analiza Strategjike në Beograd.

    “Bashkëpunimi mes Serbisë dhe Rusisë aktualisht është shndërruar në një aktivitet propagandistik mediatik, që, në fakt, nuk do të japë ndonjë rezultat thelbësor”, thotë Obradoviqi.

    Një vlerësim të tillë ai e mbështet në argumentet se “Rusia nuk ka më asgjë për t’i ofruar Serbisë në fushën e sigurisë”.

    Vizita e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë në Serbi u zhvillua dy javë pasi Serbia mbështeti deklaratën në Samitin për Paqe në Ukrainë, i cili u mbajt në Zvicër, duke shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës.

    Ajo është një prej disa deklaratave të Bashkimit Evropian dhe rezolutave të OKB-së që Serbia i ka mbështetur, e që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës.

    Megjithatë, ajo nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, tek e cila mbështetet, para së gjithash, për çështjen e Kosovës.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Mijëra persona janë urdhëruar nga autoritetet në Kaliforninë e Veriut të largohen nga banesat e tyre për shkak të zjarreve të mëdha...
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Në ditët e fundit të fushatës, para raundit të dytë të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë, partia e djathtë e skajshme Bashkimi...
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Për dikë që shpesh është përqeshur si i ngathët, Keir Starmer e ka korrur një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare. Starmer...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Ana Pisonero, tha sot, duke folur për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, se...
    Sport05 Korrik 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Spanjës dhe Gjermanisë që po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale...
    Lajme05 Korrik 2024
    Gazetari kosovar, Nuhi Bytyqi, ka folur për dëshminë e tij në Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se ka marrë ftesë në cilësi...
    Sport05 Korrik 2024
    Chelsea ka arritur marrëveshje me Baselin për transferimin e futbollistit portugez Renato Veiga. Një marrëveshje për shumën e 14 milionë eurove është...
    Lajme05 Korrik 2024
    Konservatorët britanikë pësuan një disfatë kolosale në zgjedhje dhe qeveria e re e Britanisë së Madhe do të formohet nga Partia Laburiste,...
    Lajme05 Korrik 2024
    Qytetarët në veri të vendit po vazhdojnë të konvertojnë patentë shoferët e tyre ilegal në ata të Republikës së Kosovës. Lajmin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.