×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja bën thirrje të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Bashkimi Evropian i ka përsëritur thirrjet të premten që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, në një kohë kur është duke u diskutuar një draft-rezolutë në Kombet e Bashkuara për ta shpallur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

    Paralajmërimi i debatit dhe miratimit të mundshëm të draft-rezolutës në Nju Jork në fillim të majit, ka nxitur shumë reagime në Serbi dhe nga politikanët serbë në vendet e tjera të rajonit.

    Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në Evropë “nuk ka vend” për mohimin e gjenocidit, e as për “revizionizëm dhe glorifikimin e kriminelëve në luftës”.

    Një vajzë boshnjake viziton varret në Qendrën Memoriale në Potoçari, afër Srebrenicës. Fotografi nga arkivi.
    Më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë u vranë më 1995 në Srebrenicë nga Ushtria e Republikës Sërpska. Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

    “Në Bosnje e Hercegovinë dhe në rajon ka ende tendencë për të mohuar gjenocidin në Srebrenicë. BE-ja refuzon çdo mohim, relativizëm, apo keqinterpretim të gjenocidin në Srebrenicë. Gjenocidi është gjenocid dhe ashtu edhe duhet të quhet”, tha Stano.

    Parlamenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë e miratoi të enjten një raport, i cili thekson se vrasja e 8.000 myslimanëve në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjës, nuk përbën gjenocid.

    Parlamenti i Republikës Sërpska në Banja Llukë, Bosnjë e Hercegovinë.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha javën e kaluar se Serbia do të luftojë kundër miratimit të kësaj rezolute në OKB, e cila do t’i fajësonte serbët.

    Stano u bëri thirrje liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë “të jenë në krye të rrugës që respekton viktimat dhe promovon pajtimin”.

    Ai nënvizoi se “nuk është çështje e opinionit” se a është kryer gjenocid në Srebrenicë, por është “fakt historik i vërtetuar ligjërisht” nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë më 2004 dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 2007.

    Presidenti nacionalist i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, tha para ligjvënësve të enjten se “nuk ka ndodhur gjenocid, prandaj një cilësim i tillë duket të hidhet poshtë”.

    “Serbët nuk kanë kryer gjenocid”, shtoi ai.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, 8 shkurt 2024.
    “Uniteti, integriteti territorial dhe sovraniteti i Bosnje e Hercegovinës nuk mund të vihet në pikëpyetje. Idetë dhe veprimet ndarëse vetëm sa do t’i izolojnë autorët e tyre më shumë dhe të sjellin më shumë probleme për qytetarët duke i mbajtur ata peng të tyre”, tha Stani duke rikujtuar se BE-ja ka në duart e saj edhe kornizën për vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që e rrezikojnë integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.