×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja ashpërson sanksionet ndaj Bjellorusisë

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Shtetet e Bashkimit Evropian u pajtuan për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë për shkak të luftës në Ukrainë, me qëllim që t’i lidhin sanksionet më shumë me masat që shënjestrojnë Rusinë, në përpjekje për të frenuar shmangien e sanksioneve, thanë zyrtarët.

    “Ambasadorët e BE-së u pajtuan në parim për paketën e re të sanksioneve që shënjestron Bjellorusinë”, njoftoi Belgjika, shtet që aktualisht udhëheq presidencën e BE-së.

    “Kjo paketë do të forcojë masat tona në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, përfshirë luftimin e shmangies së sanksioneve”, u tha në njoftim.

    BE-ja e ka sanksionuar Qeverinë e liderit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, aleat i ngushtë i Kremlinit, për shkak se ai ka lejuar që shteti i tij të përdoret për nisjen e pushtimit rus të Ukrainës.

    Afrimi i sanksioneve ndaj Bjellorusisë me ato të vendosura ndaj Moskës shihet si thelbësore për të ndaluar që mallrat e ndaluara të shkojnë në Rusi, sikurse janë mikroçipat, të cilët mund të përdoren në fushëbetejë në Ukrainë.

    Zyrtarët në Bruksel kanë ndaluar dërgimin e mallrave nga BE-ja në Rusi.

    “Bjellorusia më nuk duhet të shërbejë si rrugë për shmangien e sanksioneve tona kundër Rusisë. Me këtë paketë, ne do të rrisim presionin ndaj dy shteteve dhe do t’i bëjmë sanksionet tona kundër Rusisë më efektive”, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në X, që më herët njihej si Tiwtter.

    Edhe para nises së pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja kishte vendosur runde sanksione ndaj Qeverisë së Lukashenkas për shkak të shtypjes së protestave.

    Deri më tani, blloku po ashtu ka vendosur 14 paketa sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të luftës kundër Ukrainës./REL

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kamala Harris ka realizuar intervistën e parë e vetme të fushatës së saj në Shtëpinë e Bardhë që kur mori stafetën si...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, në kuptim të mbrojtjes ligjore dhe socio-ekonomike të...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.