×
  • Lajme
  • Lajme

    BE hesht për deklaratat e Vuçiqit: Do t’i japim kohë dialogut, pa e shpejtuar artificialisht

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Bashkimi Europian bazuar në rregullin e përgjithshëm nuk do që të komentojë deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq që tha se derisa ai të jetë në krye të Serbisë nuk do të ketë njohje për pavarësinë e Kosovës si rezultat nga dialogu Kosovë-Serbi.

    Ndonëse të dyja palët e bisedimeve kanë përplasje drastike dhe aspak afrim të qëndrimeve, BE-ja nuk kushtëzon as nuk propozon zgjidhje, por vetëm tha se Kosova dhe Serbia do të kenë kohën e mjaftueshme për të arritur te pajtimi.

    Këtë për klankosova.tv e konfirmoi një zëdhënës i BE-së që refuzoi të deklarohet nëse zotimi për mosnjohje të Kosovës nga ana e presidentit serb mund të çojë në bllokim të sërishëm të dialogut.

    “Ritmi i dialogut përcaktohet nga të dyja palët. Si lehtësuese, BE-ja do t’i japë dialogut kohën e nevojshme pa e shpejtuar atë artificialisht, por në të njëjtën kohë edhe pa e zvarritur atë pa nevojë”, thanë shkurt nga BE.

    Gjatë ditës, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të jetë pala që do të ndërpresë dialogun dhe u zotua se do t’i përgjigjet thirrjeve të BE-së, por me kushtin që në fund të bisedimeve Kosova dhe Serbia ta njohin njëra-tjetrën.

    Megjithatë, partneri më i madh i koalicionit të Hotit, AAK-ja, është pozicionuar se duhet pezulluar dialogu dhe nuk pajtohet me atë që thotë kryeministri.

    Këtë qëndrim të partisë po e mban edhe e para e diplomacisë, Meliza Haradinaj-Stublla, që ndryshe nga Qeveria në një postim tha se deklarata e Vuçiqit nënkupton përjashtim nga dialogu deri më 2022.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se pikërisht në mandatin e kryeministrit Albin Kurti, mirëqenia po bie dhe bankave po i rriten...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse u miratua këtë të mërkurë nga qeveria e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që nesër të marrin pjesë në votim për Marrëveshjen Ndërkombëtare...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje rreth vizitës të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në veri ku...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ditën e sotme të rinjtë e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se një ekip i ushtarëve amerikanë kanë kryer trajnime për deminimin e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Një incident dyshohet se ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, është shtuar numri i pjesëtarëve të Njësisë Speciale. Këtë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.