×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BDI: Opozita braktisi bashkimin dhe ndarjen e përgjegjësive dhe po rrënon pozitat negociuese

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Partia shqiptare në pushtet BDI, ka reaguar pasi dje dështoi takimi i liderëve shqiptar, i iniciuar nga Ali Ahmeti.

    Nga kjo parti thonë se partitë opozitare, me mospjesëmarrjen në takim braktisën bashkimin dhe ndarjen e përgjegjësive dhe sipas tyre, kanë rrënuar pozitat negociuese.

    “Gati se të gjitha obligimet nga Deklarata e përbashkët u realizuan gjatë mandatit të kaluar me kontributin e të gjitha palëve, që nga barazia gjuhësorë, përmbyllja e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, zgjedhja e kryetarit të parë shqiptarë të Kuvendit, ministrinë e re për sistem politik, marrëveshjen e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë, ndryshimin e kushtetutës, reformat në sistemin e sigurisë dhe në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, anëtarësimin në NATO dhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Përputhshmërisht, si fituese e zgjedhjeve të 15 korrikut dhe si partia që bartë legjitimitetin e shqiptarëve, Bashkimi Demokratik për Integrim inicoi takim të Tryezës së përbashkët më 13 gusht, në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, pas konfirmimit të rezultateve zgjedhore dhe konstituimit të Kuvendit dhe pasi që edhe vet lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti kishte kontaktuar me telefon me të gjithë kryetarët e partive shqiptare”.

    “Në këto biseda, Gashi konfirmoi gatishmërinë për takim dhe pas konsultimeve me Sela, dy ditë më vonë, e anuloi. Sela kërkoi që takimi të mbahet pas verifikimit të mandateve, por edhe ai ndryshoi mëndje. Ndërsa Kasami pranoi ftesën dhe takimin e realizuam, kurse Thaçi pas bisedës fillestare, nuk u përgjigjë më. Të gjithë me vrap haruan këto zotime te tyre dhe takimin me Ahmeti e zëvendësuan me takim me z. Zaev duke pritur në rend dhe duke mos respektuar vullnetin e shqiptarëve dhe duke rrënuar qëllimisht pozitat e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

    Më tej ata shtojnë se që nga parafushata, fushata, dhe pas fushatës, partitë tjera shqiptare ndryshuan qëndrimet e tyre disa herë më radhë.

    “Andaj, takimi i djeshëm u thirrë për të diskutuar mbi prioritetet tona të përbashkëta dhe jo për të siguruar mbështetje, por për të ndarë përgjegjësitë dhe për tu bërë bashkë pjesë të ndërtimit të historisë dhe për ti ndarë sukseset. Përkundër deklarimeve publike afirmative, partitë shqiptare vendosën që ta braktisin Tryezën pa asnjë arsye bashkë edhe me ofertën tonë të sinqertë për ndarje të përgjegjësive”.

    “Qytetarët vlerësojnë qëllimet e të gjithë neve dhe rrjedhimisht ata kanë përcaktuar rolet e të gjitha partive në katër vitet e ardhshme, prandaj dhe ne do ti prijmë bashkimit edhe përkundër nëpërkëmbëzave, pengesave, obstruksioneve dhe përpjekjeve për hyrje nga hyrje anësore, dritare e bodrume. BDI dhe Ahmeti do ta vazhdojnë misionin e shenjtë për ti bashkuar shqiptarët edhe përkundër pengesave deri sa të krijohet një alternativë e denjë e bashkuar opozitare e cila nuk punon për dështim e rrënim, por për ndërtim e bashkim”, përfundojnë nga BDI.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje që tregojnë që pos tre personave që humbën jetën në Gjilan, edhe i dyshuari për fajde, Mefail...
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Albin Kurti dhe partia e tij kanë ardhur në pushtet me gënjeshtra se miqtë...
    Lajme13 Gusht 2025
    LDK në Prizren do të ketë 44 kandidatë për asamble komunale. Listën e plotë e publikoi Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Përplasje të dhunshme shpërthyen në Novi Sad, ku protestuesit anti-qeveritarë dhe mbështetësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq u përballën për të dytën...
    Lajme13 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me urdhrin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit...
    Lajme13 Gusht 2025
    Vetëm gjatë javës së fundit në Kosovë janë raportuar mbi 633 raste të zjarreve, ndërsa aktualisht nëntë prej tyre mbeten aktive, sipas...
    Lajme13 Gusht 2025
    Nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, njoftoi se në Graçanicë – komunë nominalisht me shumicë serbe – nuk do të ketë...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave...
    Lajme13 Gusht 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë me emrat e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës për zgjedhjet  12 tetorit....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.