×
  • Sport
  • Sport

    Bayern Munich fiton me rezultat të thellë ndaj Hoffenheimit

    FrontOnline
    23 Tetor 2021

    Bayern Munich ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Hoffenheim në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Bundesliga.

    Bavarezët e Julen Nagelsmann kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marrë fitoren e radhës në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena.

    Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën t’i shënojnë edhe tri gola, ku dy nga to ishin të rregullta.

    Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e tetë me anë të Serge Gnabryt, por që u anulua si i parregullt nga VAR-i.

    Megjithatë, Gnabry ishte i saktë në minutën e 16-të duke shënuar për 1-0, ndërsa Robert Lewandowski (30’) shënoi për epërsinë 2-0.

    Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e njëjtë sikurse në të parën me Bavarezët që dominuan dhe shënuan dy gola tjerë për fitoren e sigurt.

    Golat në këtë pjesë u shënuan nga Maxim Choupo-Moting (82’) për 3-0 dhe Kingsley Coman (88’) që vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 4-0.

    Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 22 pikë, ndërsa Hoffeihem zë vendin e dhjetë me 11 pikë.

    Në ndeshjen e ardhshme, Bavarezët luajnë në udhëtim te Union Berlini, ndërsa Hoffeinhami e pret Hertha Berlinin./Telegrafi/

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Sport14 Maj 2024
    Manchester City ka bërë një hap të madh drejt titullit në Premier League, pas fitores vendimtare 0-2 ndaj Tottenham Hotspur në një ndeshje të zhvilluar...
    Sport14 Maj 2024
    Orët që i përkasin të madhit të Formula 1, Michael Schumacher, u shitën për rreth pesë milionë euro në ankandin e Christie’s...
    Sport14 Maj 2024
    Olivier Giroud është futbollisti më i ri i Los Angeles FC në Major League Soccer. Giroud, golashënuesi më i mirë i të...
    Të tjera
    Lajme14 Maj 2024
    Nënkryetar i LDK-së për Bashkëpunim Rajonal, Lutfi Haziri, tha se si subjekt politik, LDK nuk e përkrahë mocioni i mosbesimit. Ai tha...
    Lajme14 Maj 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Maj 2024
    Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, mes tjerash, ‘darkën...
    Lajme14 Maj 2024
    Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka thënë se frika më e madhe e kryeministrit Kurti është frika nga izolimi. Ajo tha se...
    Lajme14 Maj 2024
    Vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që refuzoi kërkesën e patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirie, për të marrë pjesë në...
    Lajme14 Maj 2024
    Në Veri janë konfiskuar sasi e madhe e armatimit që dyshohet se kanë mbetur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.