Në rrugën “Ilaz Kodra”, në Skënderaj është bastisur një lokal, në të cilin dyshohej se po zhvilloheshin lojëra fati.
Pas kontrollit të policisë, janë konfiskuar 7 aparatë për lojëra fati, dy kompjuter, tre televizor, një printer dhe 830 euro.
“Rr.Ilaz Kodra Skenderaj, 08.12.2020-17:10.Raportohet se është bastisur një lokal me dyshimin e bazuar se po zhvillohej lojëra fati, ku gjatë kontrollit janë takuar 5 dëshmitarë meshkuj kosovarë ndërsa pronari nuk është takuar. Njësiti i hetuesisë ka konfiskuar: 7 aparat për lojëra fati, dy kompjuter, tre televizor, një printer dhe 830 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia e Kosovës.