×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëshorti i presidentes Osmani bleu shtëpi mbi gjysmë milioni euro (dokument)

    FrontOnline
    20 Prill 2024

    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj në regjistrin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku ka renditur pasuritë e paluajtshme, paratë e kursyera, detyrimet financiare e të hyrat vjetore.

    Tek pasuritë e paluajtshme, Osmani ka listuar banesën e bashkëshortit Prindon Sadriu në vlerë 59 mijë e 760 euro, shtëpinë e bashkëshortit në vlerë 170 mijë euro, tokën e përbashkët në vlerë 30 mijë euro,  shtëpinë e përbashkët në vlerë 190 mijë euro dhe një tjetër shtëpi në pronësi të bashkëshortit në vlerë 510 mijë euro.

    Shtëpinë në vlerë gjysmë milioni, bashkëshorti i Presidentes e ka blerë vjet, siç është thënë nga shitja e shtëpisë në Australi, shitja e shtëpisë së prindërve të tij, kursime dhe hua familjare.

    Ndërkohë, ajo në pronësi të përbashkët figuron të jetë blerë në vitin 2019.

    Si pasuri të luajtshme, Osmani e ka deklaruar veturën e bashkëshortit, një Mercedes-Benz, në vlerë 10 mijë euro, që thotë ta ketë blerë me kursime dhe nga shitja e veturës paraprake.

    Para të gatshme, Osmani ka deklaruar se i ka 1 mijë e 77 euro nga pagat dhe mëditjet, derisa bashkëshorti i saj ka deklaruar rreth 90 euro dhe 266 dollarë Australian.

    Osmani dhe bashkëshorti i saj kanë edhe dy kredi, njëra në vlerë 40 mijë euro e tjetra në vlerë 65 mijë euro rreth shtëpive.

    Si të hyra vjetore, Osmani ka deklaruar 33 mijë e 70 euro nga paga vjetore si Presidente dhe 8 mijë e 92 euro nga mëditjet për udhëtimet jashtëvendit. Bashkëshorti i saj ka deklaruar pagën vjetore në vlerë 17 mijë e 173 reuro, si dhe 12 mijë euro sit ë hyra nga qiratë në Australi.

    Shiko këtu raportin

     

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.