Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur në Elbasan turin e takimeve. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e këtij qyteti, kreu i opozitës u ndaj te problemi kryesor, ai i emigracionit të të rinjve.
Zotimi numëri 1 tha Basha është kthimi i shpresës. Ndërsa theksoi se humbja nga emigracioni është 559 milion euro.
Basha: Emigracioni është një problem i tmerrshëm ekonomik. Humbja potenciale e mundshme nga emigracioni është 559 milion euro. Sa shumë gjëra të mira mund të ishin bërë me 559 milion euro për vendin e sidomos për rininë. Plaga më e madhe e emigracionit është se po prek kryesisht rininë.
Basha garantoi bursa 100% për studentët me të ardhura të pakta dhe bursë 50% për studentët me të ardhura mbi 640 mijë lekë në muaj.
Basha: Po të investojmë tek rinia, do na kthehet shumë herë në benefite në të ardhmen. Duke investuar te rinia ndalet dhe emigracioni. Nuk ndalet emigracioni duke shtuar policë në kufi.

Të tjera
-
23:29 | 22 Shkurt 2021
-
23:24 | 22 Shkurt 2021
-
23:22 | 22 Shkurt 2021
-
23:12 | 22 Shkurt 2021
-
23:10 | 22 Shkurt 2021
-
22:51 | 22 Shkurt 2021
-
22:39 | 22 Shkurt 2021
-
22:34 | 22 Shkurt 2021
-
22:33 | 22 Shkurt 2021
-
22:32 | 22 Shkurt 2021
-
22:20 | 22 Shkurt 2021
-
22:14 | 22 Shkurt 2021