×
  • Opinione
  • Opinione

    Basha e nxori kokën

    FrontOnline
    29 Tetor 2021

    Seanca e ditës së djeshme në Parlamentin e Shqipërisë do të mbahet mend gjatë për replikat e zgjatura e të tepruara mes Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha dhe Kryeministrit Edi Rama. Foltorja e Parlamentit u uzurpua në mënyrë të dhunshme, përmbi një orë, me akuza reciproke.

    Megjithatë, lajmi në këtë rast nuk vjen nga Kryeministri por nga Lulzim Basha.

    Në mes të retorikës së zakonshme akuzuese për tendera, vjedhje e klientelizëm me oligarkë e pronarë mediash, Basha kishte zgjedhur të paketonte edhe mesazhe politike mjaft kurajoze.

    Për herë të parë në ligjërimin politik të Kryetarit Basha u përmend Ilir Meta dhe Sali Berisha si pjesë e së keqes politike në një etiketim që ai e quajti “Trekëndëshi i Bermudës”.

    Që ky ishte thelbi i fjalimit të Bashës e dëshmon edhe veçimi prej tij, në FB zyrtar, i kësaj pjese nga gjithë fjala e stërgjatë e tij. Ai kishte zgjedhur të shpallte divorcin e tij përfundimtar me Sali Berishën dhe Ilir Metën përmes këtij teksti:

    “Pra, që t’i themi gjërat shkoqur e qartë, këtu ka një betejë midis llumit të 30 viteve të tranzicionit ku padiskutim maja e llumit je ti (Edi Rama). Padiskutim, llumi nuk i takon vetëm një Partie, kemi edhe ne pjesën tonë të llumit, por unë të siguroj se atë pjesën tonë të llumit që e ke peshkuar mirë tetë vite të shkuara, një pjesë e ke pasuruar, një pjesë e ke graduar një pjesë e ke grepuar, e ke hedhur kundër opozitës, kundër ndryshimit, kundër ndryshimeve demokratike, që në fund të fundit çfarë janë?! Janë mënyra e një shoqërie për të zgjidhur mosmarrëveshjet pa kaluar në përplasje sociale. Atë pjesë të llumit Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur ta pastrojmë deri në fund, sado të subvencionosh oligarkët dhe mediat e kapura për të kundërtën. Sakrifica e demokratëve në emër të shqiptarëve nuk do të shkojë kot. Masakra zgjedhore e 25 Prillit nuk do të të mbajë gjatë. Vendosmëria ime është e pakthyeshme! Trekëndëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara, kështu që jepini gajret njëri-tjetrit sa të doni por shpëtim nga ajo për të cilën i keni hyrë në hak shqiptarëve nuk keni për të pasur. Gjërat kanë ndryshuar njëherë e mirë. Një pas një brinjët e Trekëndëshit të Bermudës do të bien një e nga një. Shqiptarëve do tu hapet dera e mbyllur për 30 vjet”.

    Lulzim Basha për herë të parë tregoi ato që ka menduar për 8 vjetët e fundit, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë pjesë e së keqes dhe të llumit politik në këtë vend. Një artikulim i tillë duhej të ishte i mirëpritur nëse do të bëhej 8 vjet të shkuara, në Tetorin e viti 2013. Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk u bënë më të këqinj në këto tetë vite. Nëse ata etiketohen si “llum politik i tranzicionit”, apo brinjë të trekëndësit të së keqes, ky cilësim i takon aktivitetit të tyre politik të para vitit 2013. Lulzim Basha e dinte shumë mirë se çfarë përfaqësonte edhe njëri edhe tjetri në politikën e tranzicionit. Megjithatë, jo më shumë sesa 50 ditë më parë, në fjalën e tij për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar ai deklaronte:

    “Unë jam dëshmitar, si bashkëpunëtor i tij, ashtu si shumë prej jush, se sa rëndësi dhe vlerë ka patur për Sali Berishën mbrojtja e interesit publik dhe shërbimi me ndershmëri përpara qytetarëve shqiptarë. Prandaj edhe që ditën e parë kur u njoha me vendimin e Departamentit të Shtetit iu bashkova thirrjes për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.

    Sali Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar në zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë dhe që çoi miqësinë dhe aleancën strategjike me SHBA-të në nivelet më të larta. Gjatë kohës kur zoti Berisha ishte Kryeministër Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE ku lufta ndaj korrupsioni dhe krimit të organizuar ishin kryekushti. Në të gjitha këto arritje, partner kyç ishin SHBA –të.”

    Në nekrologjinë politike të Sali Berishës që Lulzim Basha lexoi më 09 Shtator, ai jo vetëm nuk ishte llumi i tranzicionit por ishte heroi i demokracisë, mbrojtësi i flaktë i interest publik dhe lartësuesi i aleancës shqiptaro amerikane. Ai ishte reformatori që çoi Shqipërinë në Nato, ai që hoqi vizat përmes luftes së paepur ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Siç duket ai i meritonte këto cilësime vetëm në rast se do të pranonte të luftonte i vetëm me Departamentin e Shtetit dhe ta linte Lulzim Bashën më në fund të mbretëronte i qetë në anijen demokrate. Ah, nëse ai guxonte të vinte në dyshim vendimin e Kryetarit, atëherë, ai ishte llum politk i 30 viteve, ishte brinjë e Trekëndëshit të së keqes, aleat i Ramës etj etj. Kjo është cilësia më e dëmshme e një lideri. Një ndryshim i tillë qëndrimesh, brenda 50 ditëve, nuk i ndodh as Frrok Çupit.

    Lulzim Basha bëri mirë që e nxori kokën nga rëra. Por bëri gabim që luftën me Sali Berishën e filloi në Parlament, në debat me Edi Ramën. Përppjekja për të bashkuar Ramën, Metën dhe Berishën në krahun e së keqes dhe në krahun tjetër “ëngjëllin” që do na shpëtojë nga këta demonë e ktheu në qesharak Bashën. Tonaliteti i epërm i zërit dhe interpretimi teatror e me lapsuse e bënë edhe më të dukshëm ankthin e tij për të nesërmen. Ai fjalim më shumë sesa Ilir Metën apo Sali Berishën kishte në fokus Ambasadën Amerikane. Dukej sikur thoshte: “Ja, unë po përpiqem të ndahem edhe nga të Meta edhe nga Berisha”.

    Basha nuk e ka fort keq strategjinë e servilosjes ndaj amerikanëve. Në një vend të vogël e me traditë të gjatë nënshtrimi, të kesh mbrojtjen e më të fortëve është avantazh i madh politik.

    Por, gjithsesi, ky avantazh bëhet i paqenë në momentin që mbështetja e njerëzve reduktohet. Aty nuk ka ça të bëjë as Presidenti i Amerikës. Prandaj Lulzim Basha duhet të bëjë betejën tjetër, të dalë e të përballet në Kuvendin Kombëtar. Zgjedhjet e Qershorit kanë rënë . Aty ai ishte berishisti numër një, ai që refuzonte Amerikën dhe kishte mbështetjen e Doktorit. Ndërsa tani quan llum Berishën dhe mban fjalime për Ambasadën.

    Ky zhvillim i ri duhet të rivotëbesohet. Të tjerat janë retorikë e propagandë.

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë ka filluar dëshminë Halil Çadraku i cili përfaqësohet nga avokati Arianit Koci në...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës ka krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në rastin e zhdukjes së dr. Hafir Shalës, mjekut të...
    Vip25 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Edi i ka treguar sekretin e tij hutit nga ArtMotion. Ai i rrëfej hutit se...
    Vip25 Nëntor 2024
    Lela është përkujdesur për fytyrën e Leos në dhomën e grimit. Duke qenë se Leo nuk mundi të kryente trajtimin e lëkurës,...
    Vip25 Nëntor 2024
    Dy banorët e shtëpisë, Kevin dhe Gjesti kanë diskutuar për ndarjen e punëve të shtëpisë. Dyshja thanë se duhet të ndahen punët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.