×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Barra milionëshe e Komunave për qytetarët e Kosovës

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Çdo vit në Kosovë regjistrohen rreth 356 mijë automjete, me ç’rast është vënë kusht që për secilën prej tyre për regjistrim duhet marrë edhe vërtetimi për Tatimin në pronë, shërbim ky që qytetarët paguajnë nga 10 euro në Komunat e tyre. Sipas një llogaritje të thjeshtë del se vetëm për t’u pajisur me një vërtetim të tillë, për të cilin Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka vlerësuar se është i padrejtë, qytetarët paguajnë rreth 4 milionë euro në vit.  Gjithë kjo pa e llogaritur edhe ndërrimin e pronësisë së automjeteve, ku sipas Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, janë rreth 95 mijë automjete që çdo vit ndërrojnë pronësinë, me ç’rast dëmi financiar që u faturohet qytetarëve nga Komunat e Kosovës shkon në rreth 15 milionë euro, ka raportuar “iSIGURIME”

    Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku në një intervistë për EO ka thënë se kanë kërkuar që këto kushtëzime të hiqen. Lidhur me këtë, ai ka dërguar edhe një ankesë në zyrën e Avokatit të Popullit, për të cilën ka thënë se kushtëzimi për regjistrimin e automjeteve nuk është në pajtim me Kushtetutën. “Ne si Shoqatë kemi marrë një iniciativë që kushtëzimet të hiqen njëherë e përgjithmonë. Lidhur me këtë kam bërë një ankesë te Avokati i Popullit, të cilën e kam arsyetuar që kushtëzimi për regjistrimin e automjeteve nuk është në pajtim me kushtetutën dhe kjo është në interes të qytetarëve që të hiqen për shkak se e lehtëson procedurën për regjistrimin e automjeteve”. Më tutje ai sqaron se, pas dorëzimit të kësaj ankese ka pranuar një njoftim për pranueshmëri, e sipas praktikën rastet që kanë bazë për hetim dhe procedurë të mëtutjeshme, Avokati i Popullit e lëshon një njoftim paraprak që lënda pranohet apo nuk pranohet.
    Mazreku ka sqaruar se ka dërguar kërkesë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, që të bëhet ndryshimi i Ligjit të Automjeteve, duke filluar nga heqja e kushtëzimeve që qytetarët të mos e kenë kusht kryerjen e disa obligimeve. Ai tha se kanë kërkuar që edhe bartja e pronësisë të kthehet në gjendjen siç ka qenë më herët. “Ne kemi kërkuar që të bëhen disa ndryshime duke filluar nga heqja e kushtëzimeve që qytetarët të mos e kenë më kusht kryerjen e disa obligimeve, mirëpo kjo nuk nënkupton që të mos paguhen taksat dhe gjobat, por jo të kushtëzohet me regjistrimin e automjeteve. Pastaj kemi kërkuar që edhe bartja e pronësisë të kthehet në gjendjen siç ka qenë më herët. Varësisht prej kohës së mbetur kemi mundësi që pjesën e bartjes së pronës ta bartim tek pronari i ri apo të kthehet, sepse rreth 95 mijë automjete çdo vit e ndërrojnë pronësinë dhe nëse e bëjmë llogarinë e thjeshtë, i bie që dëmi aktual është 15 milionë euro që bëhet në dëm të qytetarëve”.

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Ekonomi13 Dhjetor 2024
    KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një zyrtar gjerman ka thënë se policia ka pasur kontakte më parë me të dyshuarin e akuzuar për sulmin në një turmë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Driloni ka refuzuar t’i përgjigjej një pyetjeje që i ka bërë Drenusha atij për Sarën. Ajo e pyeti nëse i pengon pëlqimi...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara dhe Gjesti janë parë në një afrimitet miqësie mes vete ndërsa ndanin në diskutim disa tema. Ndër to qe edhe situata...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.