×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona mposht me lehtësi Sevillan në shtëpi – vëmendja kalon tek Bayerni

    FrontOnline
    20 Tetor 2024

    Barcelona ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Sevillës në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit italian.

    Blaugranasit kaluan në avantazh në minutën e 24-të me anë të Robert Lewandowskit i cili realizoi për 1-0.

    Ata nuk u ndalën më kaq dhe gjetën edhe golin e dytë pak minuta më vonë përmes Pedrit i cili në minutën e 28-të shënoi një super gol nga distanca për 2-0.

    Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, Lewandowski (39’) shënoi golin e tij të dytë dhe të tretin për Barcelonën në këtë takim (3-0).

    Në pjesën e dytë ra paksa intensiteti i lojës nga ana e vendasve, por kjo nuk do të thotë se munguan rastet për gol.

    Pablo Torre ishte golashënuesi i radhës për Barcelonën duke realizuar për 4-0 në minutën e 82-të.

    Krejt çfarë mund të bënin mysafirët në këtë ndeshje ishte ‘goli i nderit’ nga Stanis Idumbo që shënoi 4-1 në minutën e 87-të.

    Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes Pablo Torre që realizoi për 5-1 në minutën e 88-të.

    Pas javës së dhjetë Barcelona vazhdon si lider me 27 pikë të fituara, duke lënë mbrapa Real Madridin me 24 sosh.

    Xhiron e ardhshme Barcelona do të udhëtojë për të luajtur El Clasicon ndaj Real Madridit, ndeshje kjo që do të luhet të shtunën me fillim nga ora 21:00.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Sport20 Tetor 2024
    Real Madridi e ka mposhtur në udhëtim Celta Vigon me rezultat 1-2. “Mbretërit” krijuan epërsi qysh në minutën e 20-të të takimit,...
    Sport20 Tetor 2024
    Basketbollisti Drilon Hajrizi ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV. Hajrizi ka rrëfyer se si...
    Sport20 Tetor 2024
    Liverpooli ka arritur të shënojë fitore në derbin ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë. Ndeshja e zhvilluar në...
    Të tjera
    Sport20 Tetor 2024
    Basketbollisti Drilon Hajrizi ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV. Hajrizi ka rrëfyer se si...
    Lajme20 Tetor 2024
    Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, tronditi botën më 24 shtator të 2023-tës. Grupe terroriste të udhëhequra nga Millan Radoiçiq, vranë rreshterin...
    Vip20 Tetor 2024
    Një përplasje mes dy banorëve të shout më të madh televiziv Big Brother VIP Kosova 3, ka arritur sonte kulmin. Ana i...
    Sport20 Tetor 2024
    Liverpooli ka arritur të shënojë fitore në derbin ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë. Ndeshja e zhvilluar në...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Kamala Harris, kandidatja për postin presidencial në SHBA, mbush sot 60 vjeç. Ajo ka pasur një karrierë të përkushtuar pasi nga të...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Vetëm disa ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste është vënë në pranga Jurgis Çyrbja. Këtij të fundit, një javë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.