×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona i vendos vetes objektivin e ‘paarritshëm’ deri para El Clasicos ndaj Real Madridit

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Klubi katalunas, Barcelona ende shpreson në titullin kampion në La Liga për sezonin 2024/25 dhe kështu i ka vendosur vetes një objektiv shumë të vështirë.

    Sipas gazetarit të AS, Javier Miguel, Barcelona shpreson dëshpërimisht që Real Madridi të humbasë të paktën edhe dy pikë të tjera nga tani deri në El Clasico tjetër më 21 mars.

    Barça beson se mund ta mposht Real Madridin në Santiago Bernabeu, gjë që do të zvogëlonte diferencën e Real Madridit në garën për titull në vetëm tre pikë me gjashtë ndeshje para fundit.

    Real Madrid ka një ecuri më të lehtë të ndeshjeve nga tani deri te El Clasico me ndeshjet kundër Valencias (jashtë), Celta Vigo (në shtëpi), Osasuna (jashtë), Bilbao (në shtëpi) dhe Mallorca (jashtë). Barça po pret një gabim për Los Blancos në një nga ato ndeshje.

    Megjithatë, është Barça ajo që ka ndeshjet më të vështira para El Clasicos. Ata përballen me Bilbaon (jashtë), Mallorca (në shtëpi), Atletico Madrid (jashtë), Las Palmas (në shtëpi) dhe Cadiz (jashtë) përpara udhëtimit për t’u përballur me Real Madridin.

    Në të vërtetë, gjithçka mund të ndodhë ende në La Liga me 12 ndeshje për të luajtur, por titulli i këtij viti është në duar të Real Madridit dhe vetëm Los Blancos mund ta humbin atë. /Telegrafi/

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2024
    hudistët Akil dhe Nora Gjakova e kanë mbajtur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të "Parisi 2024". Delegacioni kosovar përbëhet nga nëntë...
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.