×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Baraliu: Të ndalen presionet, obligim zbatimi i vendimit të Kushtetueses

    FrontOnline
    25 Maj 2020

    Numërimi së mbrapshti ka filluar.

    Kanë mbetur edhe 4 ditë, deri te afati i fundit kur Gjykata Kushtetuese duhet të japë aktgjykimin e saj përfundimtar lidhur me çështjen e mandatarit për Kryeministër.

    Ky verdikt, sipas njohësit të Kushtetutës, Mazllum Baraliut, duhet të nxirret duke u bazuar në Kushtetutë dhe praktikën e krijuar më herët.

    Në praktikat e mëhershme e të ngjashme, si ajo e 2014-es, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur t`i japë të drejtën për formimin e qeverisë partisë që doli e para në zgjedhjet parlamentare, PDK-së.

    Por, në këtë rast, Baraliu për Front Online, thotë se vendimi nuk mund të paragjykohet.

    “Nuk mund të paragjykohet. Është në të drejtën e Gjykatës Kushtetuese të veprojë në frymën e Kushtetueses dhe shkronjës e saj dhe të praktikës të krijuar nga kjo Gjykatë për vite të tëra, para 2014, pas 2014 deri me 2017 e këndej. Varësisht nga Gjykimet Kushtuese për të interpretuar dhe nga vendimet e saj me praktikat e saja verdiktore do të duhej të merrej ky vendim”, u shpreh Baraliu për Front Online.

    Sipas tij, Presidenti, Kryeministri dhe LDK-ja duhet të ndalin presionet politike që po bëjnë këto ditë mbi Kushtetuesen. Kjo, ngase siç thotë ai,  ato mund të ndikojnë në epilogun përfundimtar.

    “Nuk do të duhej të kishte asnjë lloj presioni. Është evidente që ka tensione nga te tria palët, Presidenca, Kryeministri dhe një parti që dëshiron ta krijojë një koalicion ‘arnoz’ në Kuvend. Të tri palët, dashtë e pa dashtë, pa qëllim mbase, edhe atëherë kur thonë se nuk do të përzihemi, thonë së kështu apo ashtu duhet të jetë vendimi.  Ata po bëjnë ndërhyrje direkte politike dhe presion direkt apo indirekt që mund të ndikojë”, tregoi ai për Front Online.

    Këtyre tri palëve të përfshira në proces, Baraliu, u ka bërë thirrje që ta respektojnë vendimin e Kushtetueses, cilido qoftë ai. Diçka e tillë, siç thotë ai, është madje edhe obligim.

    Më 30 prill, Thaçi e ka nxjerrë një Dekret, nëpërmjet të cilit i propozuari i Lidhjes Demokratike (LDK), Avdullah Hoti, është caktuar mandatar për formimin e Qeverisë së re. Të njëjtën ditë, LVV-ja e ka kontestuar në Kushtetuese dekretin.

    E, të nesërmen Gjykata e ka pezulluar Dekretin, masë që vlen deri më 29 maj, datë kjo më e largëta kur pritet të nxirret verdikti. Kësisoj, deri të premten e kësaj jave, pritet të dalë aktgjykimi i Kushtetueses për këtë rast./Front Online/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.