×
  • Vip
  • Vip

    Barack Obama i përfshirë në filmin e Netflix, “Leave The World Behind”

    FrontOnline
    29 Shtator 2023

    Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë disa shënime për skenarin e filmit të ardhshëm të Netflix, “Leave The World Behind”.

    Bazuar në romanin e vitit 2020 të Rumaan Alam me të njëjtin emër, ky film ndjek Clay dhe Amanda Sandford, një çift që nisin një pushim të gjatë në ishull pak para se një apokalips misterioz të shfaqet.

    Kasti përfshin fituesit e çmimit “Oscar”, Ethan Hawke dhe Julia Roberts, respektivisht si Clay dhe Amanda, dhe atyre u bashkohen aktorë të tjerë të talentuar si Mahershala Ali, Kevin Bacon, Myha’la Herrold dhe Charlie Evans.

    Barack Obama

    Duke folur për Vanity Fair përpara premierës së “Leave The World Behind”, shkrimtari, producenti dhe regjisori Sam Esmail zbulon se Obama ishte shumë i dobishëm në zhvillimin e skenarit të këtij projekti.

    Ai shpjegon se duke qenë se ish-presidenti ishte një nga ekspertët më të sprovuar në menaxhimin e krizave, ai ishte “në gjendje të më argumentonte pak se si mund të shpalosen gjërat në realitet”.

    “Leave the World Behind”

    46-vjeçari shton gjithashtu se Obama është një admirues i madh i filmit dhe ai dëshironte që të dilte mirë.

    “Në draftet origjinale të skenarit, unë patjetër i shtyva gjërat shumë më larg se sa ishin në film dhe Presidenti Obama, duke pasur përvojën që ai ka, ishte në gjendje të më drejtonte pak se si mund të shpalosen gjërat në realitet. Unë po shkruaj atë që mendoj se është trillim, në pjesën më të madhe, po përpiqem ta mbaj sa më të vërtetë në jetë, por po e ekzagjeroj dhe po dramatizoj”, tha Esmaili.

    “Leave the World Behind”

    “Ai kishte shumë shënime për personazhet dhe ndjeshmërinë që do të kishim për ta. Më duhet të them se ai është një adhurues i madh i filmave dhe nuk po jepte vetëm shënime për gjërat që ishin nga prejardhja e tij. Ai jepte shënime si adhurues i librit dhe donte të shihte një film vërtet të mirë”, vazhdon tutje ai.

    “Leave the World Behind” pritet të ketë premierën më 25 tetor 2023. /Telegrafi/

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Vip09 Tetor 2024
    “X Factor Albania”, talent show i famshëm, do të rinisë shpejt (sipas website-t të Tv Klan) dhe duket se ka nisur puna...
    Vip09 Tetor 2024
    Dikur pjesë e UÇK-së në frontet e luftës, sot afarist i suksesshmën në Gjermani, Albert Bucolli me fjalë emocionuese ia kushton të...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve mes deputetes Mimoza Kusari dhe terroristit Milan Radojçiq. Ajo ka thënë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kepërdorim i detyrës zyrtare, tejkalim të kompetencave dhe përfitim të kundërligjshëm, presion ndaj zyrtareve, janë disa prej veprave të kundërligjshme që dyshohet...
    Lajme09 Tetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike (LDK), Visar Azemi, ka reaguar pas bisedës që është publikuar sot mes shefes së GP-së së VV-së, Mimoza...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash. Në njoftimin e lëshuar për...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik të Kroacisë. Në një postim...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi tjetër që u publikua sot...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.