×
  • Lajme
  • Lajme

    Banori i Krushës rrëfen tmerrin: Një shok doli në peshkim, në grep iu ngjit gjoksi i një të vrari në luftë

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Sot Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 22 vjet burgim, Darko Tasiq, të akuzuarin për krime lufte ndaj popullatës civile në fshatin Krushë e Vogël. Për të folur për krimet që janë bërë ndaj banorëve të Krushës, i ftuar sot në emisionin “Frontal” në T7 ka qenë Gëzim Zylfiu. Ai ka rrëfyer ngjarjet e tmerrshme të cilat i ka përjetuar, e po ashtu veprat mizore të serbëve gjatë luftës.

    Zylfiu tregoi se ka qenë i ftuar në Gjykatën Speciale për të dëshmuar rreth gjatë luftës në Krushë.

    ‘’Unë kam dhënë në gjykatën speciale intervistë. Ti dëgjoj njerëzit që kanë qenë brenda në masakër, të cilët kërkonin atëherë ndihmë me këmbë të këputura, dhe gjaku i tij ka arrite me shpëtuar pasi kanë futë zjarrin, dy jakët që ka pas veshun, dhe për shkak të gjakut nuk ka arritë me ju futë zjarri ‘’, ka thënë ai.

    Ai tregoi se pas luftës, Tasiq ka jetuar në Serbi, derisa ka gënjyer se nuk ka qenë në Kosovë gjatë luftës.

    “Personi i vetëm që u dënua është ky që u dënua sot, Darko Tasiq. Tasiq ka jetu në Serbi, dhe ka dalë dy herë, se kanë ndalë, intervistat e tij kanë qenë që nuk kam jetu në Krushën e Vogël, por në Prizren. Isha ballë për ballë me të, disa herë ka qenë me lot, pas shqiptimit të dënimit, është nxi nga fytyrë, avokati it tij, iu varr në qafë dhe e këshillontë me fjalë përkëdhelëse’’, tha Zylfiu në Frontal.

    Zylfiu i cili gjatë luftës ka humbur babain dhe dy vëllezërit, ka treguar e kishte parë Tasiqin gjatë kohës kur ishin djegur kufomat.

    “Unë kam humbur babën 66-vjeç, vëllezërit 23 dhe 29-vjeçar në këtë masakër, i kanë vra serbët e fshatit, një e kam të varrosur, një të pagjetur, kurse babain disa eshtra. Unë e kam pa Darko Dasiqin, i cili vinte në lumin Dri me uniformë policore, erdhi të kontrollonte, aty tymoske gjithmonë, kufomat e fshatit Krushë, të cilët i ka djegë i kanë hedhë zjarr, plus një plak ka dalë me këqyrë çka po bëjnë, e ka gjuajt me snajper, por fati i tij, ka shpëtuar”

    “Tasiqin nga afër e kam njohur, ai gjithmonë ka qenë në lëvizje me vëllain e vet, vëllai jeton në Mal të Zi, edhe zakonisht po them me plotë kuptimin e fjalës, vëllai i tij ka qenë ‘’ Dora e Zezë’’ aktiv dhe gjithmonë i rrezikshëm. Po ta dëgjoni vëllain e axhës, çka thotë ai për këtë masakër është tmerr’’, ka thënë Zylfiu në T7.

    Zylfiu ka treguar edhe për momentin kur e kishte parë Tasiqin pranë kamionit me kufoma, të cilit ia kishin vënë flakën.

    “Vizita që ai vizitoi kamionin me kufoma, më vonë kam mësuar për çka ka qenë ai aty. Kufomat në Dri nuk janë gjete asnjëherë, ato nga niveli i ujit s’janë gjetë. Një shok ka dalë me peshku edhe ju ka ngjitë gjoksi i njërit edhe kurrë s’ka peshku më’’, ka treguar ai.

    ‘’Unë e kam pas në dorë letërnjoftimin që e ka hedhë, pastaj e kemi gjetë personin, e kemi përcjellë, po e them për herë të parë, dy trupa janë gjetë në rajonin e Hasit, buzë Drinit, pretendoj unë që ka pasë njerëz që kanë arritë me kalu Drinin, të plagosur, por s’kanë mbijetua më shumë edhe kanë vdekur, besoj që ata nëse kanë njohuri për këto çështje janë njerëzit që kanë dalë nga kamioni’’

    ‘’Në Krushë të Vogël, deri më tani ka qenë mjerim, tani ka filluar jeta, pas disa martesave, fshati ka fillua të lulëzojë. Kam pasur frikë nga natyra në Krushë, tani është mbushur fshati po lulëzon.

    ‘’45 i kemi të varrosur, me pak eshtra 7-8 i kemi në morg, 60 janë të pagjetur, dhe nuk mendoj që do të gjinden sepse i kam pa gjurmët se çka kanë bërë”, ka thënë Zylfiu.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.