Bankat komerciale në Kosovë kanë realizuar rreth 45 milionë euro fitim neto vetëm për katër muajt e parë të këtij viti, raporton Front Online.
Sipas një raporti të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë periudhës janar-prill 2022 të hyrat e përgjithshme të sektorit bankar në Kosovë kanë shkuar në 111.8 milionë euro, prej të cilave 80.7 milionë euro të hyra nga interesi dhe mbi 31 milionë euro të hyra nga shërbime bankare, shërbime këto që janë shtrenjtuar dukshëm së fundi.
BQK-ja poashtu bënë të ditur për rritje vjetore prej 19% të kërkesave për kredi nga ekonomitë familjare, ku vlera e përgjithshme e kredive të lëshuara nga bankat ka arritur në rreth 4 miliardë euro. Norma mesatare e interesit në kredi në Kosovë raportohet të jetë 5.9%.
Në anën tjetër, depozitat e përgjithshme kanë shkuar mbi 4.7 miliardë euro.
/Front Online/