Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë rritje edhe të depozitave edhe të kreditimit. Shkalla vjetore, siç thuhet në kumtesë, është 7,8 për qind gjatë rritjes më të madhe të depozitave të amvisërive. Kreditimi i sektorit koorporativ megjithatë, shënon rritje prej 3,3 për qind.
Sipas të dhënave të publikuara të Bankës Popullore, depozitat e përgjithshme vazhduan të rriten në bazë tremujore.
“Shkalla vjetore e rritjes është 7,8 për qind, gjatë rritjes më të madhe të depozitave të amvisërive. Kreditë e përgjithshme vazhduan të rriten në bazë mujore. Rritja vjetore e kredive të përgjithshme prej 5,9 për qind, ka të bëjë me kreditimin e rritur në dy sektore, me kontribut më të madh në sektorin ‘amvisëri’”, kumtoi Banka Popullore.
Në bazë vjetore, depozitat e sektorit koorporativ dhe të sektorit “amvisëri”, janë rritur për 9,8, respektivisht 8,2 për qind në mënyrë adekuate.
Lidhur me kreditë, në bazë vjetore kreditimi në sektorin koorporativ shënon rritje prej 3,3 për qind, ndërsa kreditë e përgjithshme të amvisërive shënuan rritje vjetore prej 8,6 për qind.