×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Banka Botërore: Kosova pritet të ketë 7.1 për qind rritje ekonomike në vitin 2021

    FrontOnline
    06 Tetor 2021

    Banka Botërore vlerësoi sot se pritet që ekonomia e Kosovës të ketë një rritje prej 7.1 për qind gjatë vitit 2021, se do të rimëkëmbet shpejt, por që rreziqet për rritje janë ende të larta dhe se do të përballet me pandeminë kovid-19.

    Raporti “Konkurrenca dhe Rimëkëmbja pas Pandemisë Kovid-19” thotë se pas rënies së ekonomisë së Kosovës prej 5.3 për qind vitin e kaluar, aktiviteti ekonomik pritet të rritet me 7.1 për qind në vitin 2021, me ardhjen e diasporës, mbështetjen e masave fiskale dhe rritjen e kredisë, transmeton FrontOnline.

    “Në periudhën afatmesme, Kosova duhet të kalojë në një model rritjeje më të orientuar drejt produktivitetit”, thuhet në raport.

    Sipas një raporti të Bankës Botërore, rritja ekonomike u kthye në trende pozitive gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020. Raporti thotë se parashikimi aktual për ekonominë rajonale është më pozitiv se sa pritej, me një rritje prej 5.5 për qind në 2021.

    “Rimëkëmbja u nxit kryesisht nga një rritje e fortë e eksporteve gjatë gjysmës së parë të këtij viti, si rezultat i ringjalljes së aktiviteteve në eurozonë dhe një rritje të konsiderueshme të çmimeve të mallrave, si dhe forcimit të kërkesës së brendshme falë procesit të vaksinimit. Sidoqoftë, rritja e përjetuar nga eksportet mund të zbehet për shkak të përhapjes së vazhdueshme të varianteve më ngjitëse të kovid-19 në botë dhe në rajon”, thuhet në raport.

    Banka Botërore pohon se vitin e ardhshëm, rritja ekonomike rajonale do të jetë 3.4 për qind. Rimëkëmbja rajonale, megjithatë, është shoqëruar me përshpejtimin e inflacionit dhe vazhdon të jetë e ekspozuar ndaj stresit financiar, i cili mund të shkaktohet nga një shtrëngim i mprehtë i kushteve të financimit të jashtëm ose një rritje e menjëhershme e pasigurisë politike dhe tensioneve gjeopolitike, përfundon raporti./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.