×
  • Lajme
  • Lajme

    Banka Botërore: Kosova po investon fuqishëm në rrjetin elektrik

    FrontOnline
    03 Tetor 2019

    Kosova vazhdon të renditet lart sa i përket matjes së biznes-bërjes (Doing Business) nga Banka Botërore edhe për vitin 2019. Para Kosovës në rajon vazhdon të jetë vetëm Maqedonia Veriore.

    Banka Botërore thekson se në mbajtjen e kësaj pozite ndikim më të madh për këtë vit ka pasur pos lehtësimit të marrjes së lejeve ndërtimore edhe përmirësimi i energjisë elektrike..

    “Kosova ka rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike duke investuar fuqishëm në rrjetin elektrik, sikurse duke implementuar sistemin automatik të menaxhimit të energjisë për monitorimin e ndërprerjeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në raportin Doing Business për vitin 2019.

    KEDS po investon vazhdimisht për të përmirësuar rrjetin e trashëguar mjaft të vjetër. Qindra lokalitete kanë rrjet krejtësisht të renovuar, ndërsa investimet vazhdojnë anekënd vendit, të fokusuara në zonat ku gjendja ishte më e rënduar.

    Paralelisht, kompania ka punuar edhe në digjitalizimin e rrjetit.

    Në avancimin e sistemeve më të fundit teknologjike, KEDS ka lansuar dy programe inovative të monitorimit të rrjetit, evidentimit të problemeve dhe raportimit në kohë reale, të apostrofuara nga Banka Botërore. Këto janë programi KOSOVANET për evidentimin e prishjeve, dhe Sistemi SCADA për kontrollin mbikëqyrës të nënstacioneve elektrike dhe marrjen e të dhënave të detajuara nga këto nënstacione./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.