×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Banane, mollë, portokall, lëngu kundër mbipeshës

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Problemet me peshën dhe mbipeshën janë një çështje që ka të bëjë jo vetëm me modën dhe paraqitjen fizike por kryesisht me shëndetin.

    Mbipesha është sot një nga pandemitë më të rrezikshme kryesisht për shkak të konsumit të lartë të ushqimeve të përpunuara por edhe faktorëve të tjerë siç është stresi, hormonet, e të tjerë.

    Dobësimi kërkon sakrifica dhe ndryshime në regjimin ushqimor.

    Kjo mund të tingëllojë si diçka shumë e vështirë sepse truri është i mësuar me rutinën dhe ushqimet që sado të pashëndetshme të jenë, nxisin prodhimin e serotoninës, hormonit që na bën të ndihemi mirë.

    Hapi i parë në betejën e rëndësishme për rënien nga pesha është të jeni të ndërgjegjshëm për sfidat, ushqimet që duhen shmangur dhe ato që ju vijnë në ndihmë.

    Ndër këto të fundit mund të përmendim frutat si molla, agrumet dhe bananja, të cilat janë aleate të vyera të shëndetit dhe organizmit shkruan AgroWeb.

    Banane, mollë, portokall, lëngu që ju nevojitet kundër mbipeshës

    Pija e mëposhtme ofron një mariadë ushqyesish të cilët jo vetëm që furnizojnë organizmin me atë që ka nevojë por edhe stimulojnë djegien e yndyrave të tepërta në trup.

    Bananet janë një frut i shkëlqyer kundër mbipeshës sepse janë të pasura me fibër, vitamina dhe minerale.

    Ato të ngopin shpejt por kanë edhe një indeks të ulët glicemie dhe për rrjedhojë ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

    Përbërësit:

    1 banane

    1 portokall

    1 mollë

    1 lugë gjelle lëng të freskët limoni

    Tre çerek gote ujë

    Përgatitja:

    Hidhini të gjithë përbërësit në një mikser deri sa të përftoni një lëng të trashë pa kokrriza dhe të njëtrajtshëm.

    Nëse molla është organike, pra pa pesticide, këshillohet të përdoret me gjithë lëkurë sepse kjo e fundit përmban pjesën më të madhe të vitaminave dhe minerale.

    Më pas, hidheni lëngun në gotë ose kavanoz qelqi, shtoni disa kubikë akulli dhe pijeni.

    Këtë lëng mund ta pini rregullisht, krahas ndryshimeve të duhura në regjimin tuaj ushqimor dhe aktivitetit fizik për një peshë sa më të shëndetshme trupore.

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Mars 2025
    Dashi Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas Do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të mërziteni...
    Lifestyle26 Mars 2025
    Një studiues i njohur nga Harvard, Dr. Nick Norwitz, ka pretenduar se mango, rrushi dhe jackfruit mund të jenë të dëmshme për...
    Lifestyle25 Mars 2025
    Bananet janë shumë të pasura me kalium, një mineral ky nga më të rëndësishmit për të mbajtur presionin e gjakut në nivele...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, shtruan mbrëmjen e sotme një iftar në xhaminë e Ballies në Elbasan, ku...
    Lajme28 Mars 2025
    Një shqiptar ka marrë komandën e një luftanijeje të marinës amerikane, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për komunitetin shqiptaro-amerikan. Komandant Alban...
    Lajme28 Mars 2025
    Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka humbur drejtimin dhe është “klinikisht...
    Vip28 Mars 2025
    Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Social Top...
    Lajme28 Mars 2025
    Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka bërë të ditur largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, duke akuzuar partinë për...
    Lajme28 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur indinjatë të thellë dhe kundërshtimin e pakompromis ndaj paralajmërimit të fundit të ZRrE-së për rritjen 15%...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.