Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, sot e ka pastruar memorialin “Heroinat” dhe ka bërë thirrje për më shumë përkujdesje institucionale e shoqërore për monumente të tilla.
“Ditën sot e nisa duke pastruar memorialin “Heroinat”, pas raportimeve në media se ky memorial nuk po mirëmbahet”.
“Ky memorial pasqyron sakrificën dhe kontributin e gruas së Kosovës në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit”.
“Iu bëj thirrje organeve përkatëse që monumentet si “Heroinat”, dhe tjerë që simbolizojnë sakrificën tonë për liri të kenë më shumë përkujdesje institucionale e shoqërore”, ka shkruar ajo në Facebook, ku postoi edhe disa fotografi nga kjo iniciativë.