Destan Bajselmani ka reaguar pas fitores së sotme të Kosovës përballë San Marinos.
Në miqësoren e sotme në “Fadil Vokrri”, Kosova e “demoloi” San Marinon me rezultat 4:1, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Bajselmani i cili debutoi sot për Kosovën, u shpreh tejet i entuziazmuar.
“Jam ndjerë shumë mirë kam pasur emocione pasi ishte hera e parë që luajë, por jam krenar që kam pasur mundësin të luajë me Kosovën dhe ishte një ndjenë e veçantë dhe fantastike”, ka deklaruar ai në “SS Kosova”.
“Kemi një grup të lojtarëve shumë cilësorë dhe mund të arrijmë edhe më lartë dhe rezultate pozitive. Jam i fokusuar të jap maksimumin edhe shpresoj të vazhdoj me paraqitje të mira në këto takime”, tregoi ai./FrontOnline/