×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Sipas Ligjit për Qeverinë, Kurti me ministra duhet të japin dorëheqje sonte

    FrontOnline
    14 Mars 2025

    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili është në fuqi nga viti 2022, nëse rezultatet e zgjedhjeve certifikohen nesër, atëherë kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje sonte.

    Sipas Bajramit, Neni 26, pika 1 thotë se në rast se anëtari i qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i kuvendit të Kosovës, i njëjti “duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.

    “Nga ana tjetër, Neni 30 thotë: ‘Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj, në përputhje me kufizimet e përcaktuara me nenin 31 të këtij ligji, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga ana e Kuvendit’”, shkroi Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

    Më tej, ajo pyeti se çka do të thotë dorëheqja për Kurtin dhe VV-në, pasi sipas saj, deri me sot dikush që ka dhënë dorëheqje s’ka punuar më në atë institucion.

    “A e dini çfarë ligji keni miratuar? Sonte me siguri po pyesni veten pse opozita nuk e ka dërguar edhe këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese. Amatera”, shkroi Bajrami.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”....
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg...
    Lajme14 Mars 2025
    Pamje të reja janë publikuar nga aksidenti në vdiqën Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet fshatit Domorovc dhe Dheut...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Shkolla fillore, e mesme dhe e ulët “Eqrem Çabej” në Mitrovicë ka njoftuar se tre nxënës të kësaj shkolle gjatë ditës kanë...
    Lajme14 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka njoftuar se pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15 %....
    Lajme14 Mars 2025
    Pas një vonese 33 ditore të numërimit të votave,  Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve(KQZ) ka njoftuar se të shtunën do të shpallë zyrtarisht...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të zëvendësojnë Alexandru Sashi Kasanof, i cili është Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor,...
    Lajme14 Mars 2025
    Mendimi për motin – 14.03.2025 Ditën e shtunë parashihet mot shumë më i ngrohtë. Fillimisht me intervale më të gjata me diell....
    Lajme14 Mars 2025
    Eguen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mos mbajtje të fjalëve në procesin e fundit zgjedhor,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.