×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Qeveria Kurti me pakon e ringjalljes ekonomike do t’i blejë votat gjatë fushatës

    FrontOnline
    04 Gusht 2021

    Ridizajnimi i një pakoje të re që mundëson ringjalljen ekonomike të vendit, po shihet si mundësi për keqpërdorim të buxhetit nga ana e Qeverisë “Kurti 2” e që për qëllim ka blerjen e votave në prag të Zgjedhjeve Lokale 2021.

    Kështu të paktën po konsideron ish-ministrja e financave, Hykmete Bajrami e cila ka ngritur këto shqetësime gjatë një interviste në ATV.

    “Ajo çka ne druajmë, edhe sigurisht që do të ndodhë, po e them këtu në studion tuaj, dhe mbajë përgjegjësi për këtë deklaratë. Unë druaj që këta janë duke planifikuar që të gjitha këto miliona, t’i shpenzojnë gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale,” – tha ajo.

    Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai i cili dy ditë më parë (2 gusht 2021) kishte njoftuar se rishikimi i buxhetit ia kishte mundësuar Qeverisë së tij që ta krijojë një pako të re e cila mundëson ringjalljen ekonomike të vendit, por nuk tregoj se kur do të nisë zbatimi i saj.

    Kjo sipas Bajramit ia jep mundësinë Qeverisë “Kurti 2” që ta futë në zbatim në kohë të fushatës elektorale.

    “Ajo çka po them është se pakoja për ringjalljen ekonomike, të fillojë të zbatohet në kohën e fushatës elektorale. Të shpërndahen subvencionet dhe të bëhen shtesat e fëmijëve, të paguhen lehonat, të kemi edhe ndonjë rritje ndoshta të pensioneve dhe të gjitha të tjerave. Kjo i bie që duke bërë gjëra të tilla në kohë të fushatës, në fakt ajo çfarë po bënë është që po e keqpërdorë buxhetin e shtetit për të blerë vota.” – tha Bajrami në ATV.

    Kujtojmë që tri javë më parë, Qeveria e Kosovës ndau 420 milionë euro për ringjalljen ekonomike, në kuadër të së cilës hyjnë edhe bonot e diasporës.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pat treguar se kriteret, afatet dhe planet e operimit të masave për pakon e ringjalljes ekonomike do të procedoheshin sipas procedurave dhe vendimeve të veçanta nga ana e ministrisë që ai e drejton.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.