Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami për Front Online ka deklaruar se rritja e çmimit ka ndodhë për shkak të keqmenaxhimit.
Ajo për situatën e krijuar përgjegjëse e bën Qeverinë.
Thotë se rryma u shtrenjtua 115% brenda 12 muajve.
“Kjo ngritje e çmimit të energjisë është komplet e papranueshme dhe ne mendojmë se është komplet falë keqmenaxhimit sepse për dy vite nuk e kemi parë as edhe më të voglin iniciativë për investim në kapacitete gjeneruese, ndërkohë që kemi blloqe të cilat prej viti të kaluar janë jashtë funksionit për shkak të neglizhencës ose për shkak të tenderëve dhe procedurave të manipuluara të cilat po bëhen në kuadër të KEK-ut. Kështu që përgjegjëse komplet është Qeveria. Kjo qeveri e ka shtrenjtua energjinë elektrike për 115% brenda 12 muajve”, është shprehur Bajrami.