×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rritja e çmimit të energjisë/ Paralajmërohet zvogëlim i vendeve të punës, rritje e çmimeve dhe importit

    Jehona Zhuniqi
    24 Mars 2023

    Nga 1 prilli i këtij viti qytetarët e Kosovës do të përballen edhe me një shtrenjtim tjetër.

    Përpos, artikujve ushqimorë ata do të paguajnë më shtrenjtë edhe faturat e energjisë elektrike.

    Kjo, për shkak që të enjten Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka miratuar tarifat e reja e që do të jenë rreth 15% më shumë.

    Kjo rritje e çmimit do t’i prek edhe bizneset vendore.

    Si shkak i kësaj këto të fundit do të përballen me probleme të shumta.

    Përpos, që do të bëhen jo të konkurueshme në treg, ato mund të rrisin edhe çmimet e produkteve e që kjo pastaj do të bartet si barrë te qytetari konsumator.

    Por, nuk janë vetëm këto probleme.

    Bizneset për shkak të riorganizimit të tyre do të detyrohen ndoshta edhe të ulin prodhimin apo edhe të zvogëlojnë numrin e punëtorëve.

    Për gjitha këto për Front Online kanë folur njohës të çështjeve ekonomike e përfaqësues të bizneseve.

     

    Hykmete Bajrami: Rritja e çmimit të rrymës do ndikojë në zvogëlim të vendeve të punës

    Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami për Front Online ka deklaruar se ngritja e çmimit të energjisë prej 15% do t’i ngarkojë shumë qytetarët, ekonomitë familjare e për bizneset kjo do të jetë edhe një barrë shtesë.

    Sipas saj, si shkak i inflacionit bizneset po përballen më sfida të shumta.

    “Ne e dimë që për shkak të inflacionit ata po përballen me sfida të ndryshme dhe kjo natyrisht jo vetëm që ka me ndikua në rritjen e çmimit të kostos, fillimisht ka me e ngrit koston e prodhimit të tyre, por ka me ndikua që me i bë jo të konkurueshme në treg. Jemi në vend ku dominohemi prej produkteve të importit”, tha ajo për Front Online.

     

    Ish-ministrja e Financave për rritjen e çmimit të rrymës: Produktet vendore do të bëhen jo të konkurueshme në treg

     

    Me rritjen e çmimit te energjisë, ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami thotë se bizneset do të kenë probleme edhe rreth konkurueshmërisë.

    “Problemi është se biznese tona kanë pas probleme edhe më herët rreth konkureshmërisë do të thotë në momentin kur ata i kanë kosto më të larta nuk mund t’i bëjnë ballë konkurrencës me çmimet e produkteve që vijnë nga vendet e tjera edhe kjo ndikon shumë negativisht, sepse kjo mandej ka me reflektua në prodhim, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në gjithçka tjetër”, ka thënë Bajrami, për Front Online.

    Deputetja Bajrami, thotë se ajo që po ndodhë është fatkeqësi, duke shtuar se edhe nëse do të ketë pako të subvencionit të energjisë siç ka ndodhur më herët përsëri mjetet do të jenë të qytetarëve.

    “Është fatkeqësi kjo çka po ndodhë. Tani, ne nuk kemi parë që Qeveria do të ketë programe për subvencionim apo diçka tjetër , mirëpo duhet ta themi edhe një gjë edhe nëse ka me pas pako të subvencionimit të energjisë elektrike qysh e kemi pas vitin e kaluar duhet ta kemi parasysh se këto janë mjete të qytetarëve të cilat kanë me u hjek prej shkollave, prej spitaleve, prej listës esenciale të barnave dhe kanë me shkua në subvencionim të energjisë elektrike”, ka shtuar ajo.

    Bajrami: Qeveria e rriti çmimin e rrymës 115% brenda 12 muajve

    Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami për Front Online  ka deklaruar se rritja e çmimit ka ndodhë për shkak të keqmenaxhimit.

    Ajo për situatën e krijuar përgjegjëse e bën Qeverinë.

    Thotë se rryma u shtrenjtua 115% brenda 12 muajve.

    “Kjo ngritje e çmimit të energjisë është komplet e papranueshme dhe ne mendojmë se është komplet falë keqmenaxhimit sepse për dy vite nuk e kemi parë as edhe më të voglin iniciativë për investim në kapacitete gjeneruese, ndërkohë që kemi blloqe të cilat prej viti të kaluar janë jashtë funksionit për shkak të neglizhencës ose për shkak të tenderëve dhe procedurave të manipuluara të cilat po bëhen në kuadër të KEK-ut. Kështu që përgjegjëse komplet është Qeveria. Kjo qeveri e ka shtrenjtua energjinë elektrike për 115% brenda 12 muajve”, është shprehur Bajrami.

     

    Rafuna: Me rritjen e çmimit të energjisë bizneset do ta zvogëlojnë numrin e punëtorëve ose do ulin prodhimin

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është shenjë e mirë as për qytetarin e as për bizneset

    Rafuna thotë se me këtë shtrenjtim prodhuesit vendorë do të sfidohen nga konkurrenca e produkteve të njëjta që importohen nga vendet e tjera.

    “Kjo e vështirëson shumë dhe i sfidon bizneset e tona sidomos bizneset prodhuese për arsye se produktin që e prodhojnë ato e bën më të shtrenjtë sepse e rrit koston e prodhimit dhe ashtu deri më tani kanë pasur shumë sfidë, janë sfidua me konkurrencën me produkte të njëjta që janë importua prej vendeve të ndryshme, kurse tani kjo i sfidon edhe më shumë se do ta kenë shumë problem që ti bëjnë konkurrencë produkteve të importuara për shkak se do të dalin me çmim se sa produktet e importuara. Ky shtrenjtim pa dyshim se e rrit koston e prodhimit dhe i sfidon bizneset”, ka thënë Rafuna për Front Online.

    I, pyetur se a mund të ndodhë që bizneset si shkak i këtij shtrenjtimi të zvogëlojnë numrin e punëtorëve dehe të ulin prodhimin, Rafuna nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

    “Po padyshim se nëse ti i ki shpenzimet më të mëdha se sa të hyrat atëherë t’i duhet me u riorganizua, sepse nëse nuk mundesh me marr veten duhet me shku deri në falimentim , e kur jemi te riorganizimi tani ose e ul procesin e prodhimit, ose e largon numrin e punëtoreve, pra e gjen mënyrën tjetër se si ta kompensojë atë , por është shumë problem për arsye se edhe shumë prodhues tonë që eksportojnë në”, është shprehur Rafuna.

     

    Shahini: Si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë bizneset mund të rrisin çmimet

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini për Front Online ka deklaruar se rritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë do të ketë ndikim negativ në ekonominë e vendit.

     “Do të kenë mundësi të rriten edhe shërbimet, produktet e ndryshme për arsye se rreth 30% të çdo produkti dhe shërbimeve merr pjesë energjia e cila tashmë është paralajmëruar që do të shtrenjtohet nga 1 prilli. Kjo është një ngarkesë për qytetarin, biznesin, shërbimet dhe nga kjo do të përfiton vetëm distributori i energjisë elektrike kur kjo është e paarsyeshme për shkak e tashmë kur jemi në sezon të verës pothuajse konsumi i energjisë elektrike është në nivel më të ulët”, ka thënë Shahini për Front Online.

    Ai, ka kërkuar nga Qeveria e Kuvendi që të ndërhyjnë në këtë dhe të mos lejojnë një gjë të tillë.

    E, si shkak i kësaj Shahini ka thënë se mund të rriten edhe çmimet e produkteve.

    “Kosova tashmë është një prej vendeve më të shtrenjta për energji elektrike dhe me shtrenjtim e ri Kosova do të bëhet treg edhe më pak atraktiv për investitorë, por edhe për prodhues vendor të cilët detyrimisht duhet të shikojnë mundësinë e rritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të veta”, është shprehur ai.

     

    Burim Piraj: Pavarësisht shtrenjtimit të energjisë, nuk do t’i rris çmimet e produkteve

    Pronari i kompanisë “MEKA Hallall Food”, Burim Piraj thotë për Front Online se më e arsyeshme për të është rritja e çmimit të energjisë, sesa ndërprerja e saj në mënyrë të vazhdueshme.

    Kjo, pasi që sipas tij nga ndërprerja po shkaktohen prishje në pajise dhe kjo po ndikon edhe më keq.

    “Për mua më mirë me qenë çmimi pak më i lartë e me pas energji elektrike sesa me qenë çmimi i ultë e me pas mungesa. Mungesat neve po na shkaktojnë shumë dëme të mëdha edhe po kemi prishje të pajisjeve. Kemi pas kohëve të fundit dy apo tri prishje shkaku i i kyçjes dhe i shkyçjes dhe krejt këto po na kushtojnë. Ndërsa kur ka energji stabile, kur nuk ka ndërprerje edhe me qenë çmimi më i lartë është e arsyeshme nuk ndikon në rritjen e kostos së prodhimit sa po ndikon mungesa e energjisë”, ka thënë Piraj për Front Online.

    Ndërsa, thotë se pavarësisht rritjes së çmimit të energjisë, në kompaninë e tij nuk do të ketë rritje të çmimit të produkteve.

    “Absolut jo, një prej faktorëve është energjia elektrike të ndikimit të çmimeve të prodhimit. Ne jemi në presion të vazhdueshëm të rritjes së çmimeve të lëndës së parë në arenën ndërkombëtare dhe kemi problem me taksën doganore të kanaçeve që nuk e kanë eliminuar dhe nuk jemi konkurrues në treg”, është shprehur ndër të tjera ai.

    Çmimi i energjisë elektrike ishte rritur edhe në shkurt të vitit të kaluar ku Zyra e Rregullatorit kishte vendosur që konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në muaj nuk do të kenë shtrenjtim të energjisë elektrike, pra të njëjtit do të paguajnë me tarifat aktuale.

    Tarifa e ulët për konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kilovat është 2.89 centë (pa TVSh) në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë (pa TVSh) në atë të lartën apo të ditës.

    Ndërsa për kilovatët e shpenzuar mbi bllokun prej 800 kilovat, tarifën e lartë apo atë të ditës konsumatorët do ta paguajnë me 12.5 centë ndërsa tarifën e ulët apo atë të natës do ta paguajnë me 5.9 centë.

    Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kËh në muaj.

    Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00.

    Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00./Front Online

     

     

     

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar si produktiv takimin e kryeministrit Albin Kurti me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James...
    Lajme24 Prill 2024
    Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë votuar në zgjedhjet e shtata presidenciale....
    Lajme24 Prill 2024
    Shtatë ish-pjesëtarët e grupit “Çakallët”, janë dënuar me 56 vjet burgim nga Gjykata e Lartë e Beogradit. Ata akuzohen për vrasjen e...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Ambasada italiane në Kosovë ka shprehur keqardhje për bojkotimin nga Lista Serbe dhe aktorët e tjerë politikë serbë të votimit 21 prillit...
    Lajme24 Prill 2024
    Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ushtria izraelite ka bërë të ditur se avionët luftarakë izraelitë dhe artileria kanë goditur rreth 40 objektiva të Hezbollahut në një fshat...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputetja e Parlamentit finlandez, Tytti Tuppurainen, e cila është edhe kryesuese e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës e ftuar ka folur...
    Lajme24 Prill 2024
    Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, i ka reaguar deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, pasi ky i...
    Lajme24 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.