×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami-pushtetit: Pas 9 shkurtit, disa do të shkojnë në shtëpi, e disa drejtësia do t’i çojë në Dubravë

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami u ka reaguar sërish pushtetit duke thënë se realiteti i inflacionit,  korrupsionit dhe i izolimit të Kosovës nuk mund të fshehët me një tabelë as me një fotografi, përcjell Gazeta Express.

    Ajo  tha se nga 2021 ka pasur rritje të çmimeve të produkteve dhe për këtë gjë ajo tha se ka marrë edhe ankesa nga qytetarët.

    “Realitetin e inflacionit, të korrupsionit dhe të izolimit të Kosovës që po zgjatë që katër vite nuk mund ta fshehni me një tabelë as me një fotografi.  Prej 2021 deri me sot çmimi i miellit është rritë me 52%, çmimi i bukës me 48%, çmimi i qumështit me 37%, çmimi i sheqerit me 78%, e drutë e zjarrit me 54%.  Kudo që shkoj, në secilin fshat e qytet, në secilën familje diskutimi kryesor është se partia në pushtet mashtroi, gënjeu dhe nuk mbajti asnjë premtim. I varfëroi dhe tash me gënjeshtra po tentojnë të vazhdojnë krimin, korrupsionin dhe biznesin me Nagip Krasniqin e Martin Berishajn”, ka shkruar ajo.

    Tutje aj tha se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, disa do të shkojnë në shtëpi, e disa tjerë sipas saj, drejtësia do t’i dërgojë në Dubravë.

    “Më 9 shkurt, qytetarët pa asnjë dyshim do t’i thonë STOP hajnive me tenderë njëburimor që kanë kapur shifrën e 273 milionë euro.  Më 9 shkurt, qytetarët do t’i çojnë në shtëpi mashtruesit që s’ia kanë sjellë asnjë njohje Kosovës. Që e kanë dërguar Kosovën në sanksione, që kanë hyrë thellë në korrupsion me Nagip Krasniqin, Martinë Berishajn dhe nëntokën e Vetëvendosjes.  Do të kemi shumë punë pas 9 shkurtit sepse mashtruesit, gënjeshtarët, kontabilistët, shpifësit do të shkojnë në shtëpi e disa drejtësia do t’i dërgoj në Dubravë”, thuhet tutje në postimin e saj.

    Postimi i plotë:

    Realitetin e inflacionit, të korrupsionit dhe të izolimit të Kosovës që po zgjatë që katër vite nuk mund ta fshehni me një tabelë as me një fotografi

    Prej 2021 deri me sot çmimi i miellit është rritë me 52%, çmimi i bukës me 48%, çmimi i qumështit me 37%, çmimi i sheqerit me 78%, e drutë e zjarrit me 54%.

    Kudo që shkoj, në secilin fshat e qytet, në secilën familje diskutimi kryesor është se partia në pushtet mashtroi, gënjeu dhe nuk mbajti asnjë premtim. I varfëroi dhe tash me gënjeshtra po tentojnë të vazhdojnë krimin, korrupsionin dhe biznesin me Nagip Krasniqin e Martin Berishajn.

    Gjatë takimeve me qytetarë në Obiliq, Kaçanik, Viti, Han i Elezit, Ferizaj dhe qytetet e tjera, kanë shprehur zhgënjimin për dyfishimin e çmimit të rrymës ndërkohë ndihen të mashtruar sepse premtimet ishin do të zvogëlohet çmimi.

    Sikurse në secilin qytetet, edhe në Mitrovicën e minatorëve, ashtu edhe në Obiliq e Fushë Kosovë, konstatimi ishte i njëjtë: Qeveri e mashtruesve dhe praktikantëve.

    Kam takuar qytetarë në Podujevë e Gjilan. Ma kanë përmendur stërzgjatjen e punimeve nëpër rrugë.  E kanë përmendur urën e Badovcit që ende nuk u përfundua.

    Sikurse banorët e qyteteve tjera, edhe llapjanët dhe gjilanasit e kanë kuptuar gënjeshtrën dhe mashtrimin e praktikantëve dhe kontabilistëve të Qeverisë së gënjeshtrave.

    Kam takuar të rinj e të reja që përballen me çmime të larta të kopshteve dhe me mungesë të banimit. Njëjtë: Të gjitha ndihen të mashtruar nga kontabilistët praktikantë të partisë në pushtet që kurrë nuk i ndërtuan 160 çerdhet dhe as 4 mijë banesat e premtuara.

    Rrëfimi nuk përfundon këtu. Praktikantët kanë mashtruar secilën kategori të shoqërisë. Madje, edhe të moshuarit, duke gënjyer se do t’i ndërtojnë pesë shtëpi për ta.

    Mashtrimit po i vjen fundi sikurse edhe nëntokës së partisë në pushtet.

    Më 9 shkurt, qytetarët pa asnjë dyshim do t’i thonë STOP hajnive me tenderë njëburimor që kanë kapur shifrën e 273 milionë euro.

    Më 9 shkurt, qytetarët do t’i çojnë në shtëpi mashtruesit që s’ia kanë sjellë asnjë njohje Kosovës. Që e kanë dërguar Kosovën në sanksione, që kanë hyrë thellë në korrupsion me Nagip Krasniqin, Martinë Berishajn dhe nëntokën e Vetëvendosjes.

    Do të kemi shumë punë pas 9 shkurtit sepse mashtruesit, gënjeshtarët, kontabilistët, shpifësit do të shkojnë në shtëpi e disa drejtësia do t’i dërgoj në Dubravë.

    Zgjidhja është #rrugaere me #KryeministërLumirAbdixhiku

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2024
    ‘Shqipëria është e angazhuar për të investuar më tej në infrastrukturën mbështetëse të NATO-s’. Kështu është shprehur ditën e sotme, ministri i Mbrojtjes...
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar për marrëveshjet ndërkombëtarë që priten të ratifikohen sot në Kuvend....
    Lajme26 Shtator 2024
    Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu është në New York, atje ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara....
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me homologun e saj nga Mbretëria e Danimarkës, Peter Hummelgaard, sot do të vizitojnë Qendrën...
    Lajme26 Shtator 2024
    Dy persona janë arrestuar në Podujevë, për shkak se tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar: 47 qese me substancë, dyshohet të...
    Kronika26 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në Kamenicë, Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës...
    Lajme26 Shtator 2024
    Agon Batusha nga Lëvizja “Vetëvendosje” theksoi se dialogu duhet të jetë një proces ndërmjet dy palëve. Ai theksoi se Kosova nuk mund...
    Lajme26 Shtator 2024
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund është shprehur i zhgënjyer me ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Westerlund ka thënë...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në kurthin e politikes luftënxitëse të Serbisë, e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.