×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Ekonomia për këtë vit shënon rënie minus 6.4 përqind

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Ministrja e Financave, Hykmere Bajrami gjatë ekspozesë për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, ka thënë se ky dokument i hap rrugë hartimit të buxhetit për vitin 2021, teksa shtojë se me buxhet do të jepen kufijtë për secilën organizatë buxhetore.

    Ministrja Bajrami tha se rishikimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për periudhën 2021-2023, është hartuar me qëllim të reflektimit të ndryshimeve të dukshëm dhe treguesit kryesor ekonomik si pasojë e situatës pandemie Covid-19.

    Ministrja Bajrami ka thënë se ekonomia për këtë vit shënon rënie minus 6.4 përqind, ndërsa shpenzimet për 2021 pritet të jenë 2.44 miliardë euro.

     

    “Ne duke marrë parasysh të gjithë këta faktor sipas vlerësimeve të Departamentit të Makros pran Ministrisë së Financave vlerësimet në fund sugjerojnë për një rënie me të ndejshme të aktivitetit ekonomik ku rritja reale e Bruto Produktit për vitin 2020 pritet të shkoj deri në minus 6.4 përqind. Vlen të ceket se vlerësimet e ngjashme e në disa raste edhe më pesimiste kanë të bëjnë me institucionet financuare ndërkombëtare siç janë FMN dhe BB. Mirëpo, gjatë vitit 2021 ekonomia e Kosovës pritet që të rritet me një normë reale mbi trendin e vet historik me rreth 5.4 përqind duke iu rikthyer nivelit të ngjashëm të regjistruar pas situatës Covid-19. Gjatë viteve 2022-2023 ne pritet të kemi një rritje ekonomike përreth 4 përqind… Në vitin 2021 ajo që I shqetëson më shumë të gjithë udhëheqësit e organizatave buxhetore , është gjendja sipas të hyrave kthehet në vitin 2019 me shumë pak milionë më shumë. Ndërkohë që shpenzimet për buxhetin në vitin 2021 parashihet të jenë rreth 2.44 miliradë euro”, theksoi Bajrami.

    Ajo tha se një nga nxitësit kryesor të rritjes ekonomike që historikisht ka qenë prezent gjatë tremujorit të tretë të secilit vit siç është kontributi i diasporës këtë vit pritet të jetë dukshëm më i ulët, eksporti i shërbimeve është përkeqësuar ndjeshëm duke shkaktuar efekte negative të mëtutjeshme në aktivitetin ekonomik sidomos në sektorin e gastronomisë dhe të shërbimeve të tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.