
Mefail Bajqinovci, deputet në Kuvendin e Kosovës nga lëvizja “Vetëvendosje”, në një intervistë për “Front Online”, ka thënë se qeveria “Kurti”, në mënyrën më të mirë të mundshme ka udhëhequr ekzekutivin në këtë periudhë.
Pavarësisht që nga VV-ja, 100 ditëshi i qeverisë “Kurti”, po vlerësohet lartë, nga partitë opozitare ky 100 ditësh është parë përplotë me dështime.
”Ka mungesë kritike. Ju e dini se çfarë sulmesh bëjnë në mënyrë shumë brutale dhe pa asnjë argument. Kur thua keqqeverisje duhet të dihet se çfarë është keq qeverisë. Covid ka shkuar mirë, ministria e Jashtme, ministria e Punëve të Brendshme, policia, shëndetësia, diplomacia dhe gjithçka tjetër. Është menaxhuar mirë poashtu edhe ministria e Financave duke shpërndarë në mënyrë shumë të mirë procesin , Pakon e z.Bisilimi”, ka thënë ai për Front Online.
Kësisoj ai opozitën në vend e cilësoi të dobët dhe pa argumente.
“Opozitën në Kosovë e kemi shumë të dobët dhe nuk ka argumente por vetëm shan dhe bërtet”, ka thënë ai.