Futbollisti i ri, Dejan Kuzmanoviq ka vendosur që ta përfaqësojë Kombëtaren e Serbisë në nivel ndërkombëtar.
Mbrojtësi i talentuar që paraqitet te Monaco, e ka pranuar ftesën nga Serbia, shkruan FrontOnline.
Interesant është fakti se Kuzmanoviq vjen nga një familje, ku babai i tij është serb, kurse nëna e tij është shqiptare.
17-vjeçari është lindur dhe rritur në Francë, saktësisht në Lyon.
“Të dy gjyshësit e mi janë serbë, babai im ka lindur në Francë, ashtu si unë. Jam rritur me prindër nga kultura të ndryshme. Jam krenar për rrënjët e mia”, tha ai./FrontOnline/