×
  • Vip
  • Vip

    “Babai vdiq, jeta s’na bëri kurrë bashkë”, Rrëfimi rrenqethës i Rikes

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Pas debateve të forta në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë nisur dhe rrëfimet personale. Rike Roçi teksa bisedonte me Julin ndau historinë e trishtë të fëmijërisë së saj dhe sakrificat që familja ka bërë për të emigruar jashtë vendit për një jetë më të mirë. Ajo tregon se u është dashur të provojnë tre herë për të kaluar me gomone drejt Italisë, duke rrezikuar jetën.

    Problemet shëndetësore të prindërve e kanë detyruar të bëjë një jetesë të ndarë mes dy vendeve. Rike tregon e prekur se në moshën 52-vjeçare babai i saj ka ndërruar jetë si pasojë e një komplikacioni në mushkëri. Ndërsa nëna e saj ka qëndruar për 6 muaj në koma, si pasojë e një aksidenti rrugor. Siç tregon banorja nga fëmijëria ka kujtime të trishta që kanë lënë gjurmë tek ajo.

    “Herën e parë ikëm me pasaportë dhe vula false me anije Durrës-Bari. E kuptuan që ishim me vula false dhe na kthyen mbrapsht. Herën e dytë me gomone por babin e kishin kthyer mbrapsht se ai punonte në të zezë. Pas disa vitesh kam parë babin, nuk e mbaja mend fare. U kthyem te babi në Shqipëri dhe nuk kishim ku të shkonim. Pastaj për herë të tretë kemi marrë gomonen prapë, babi, mami, unë dhe motra. Herën e tretë ia dolëm. Babin nuk e kam se ka vdekur në 2015, 52 vjeç nga mushkëritë sepse pinte nga 3 paketa në ditë. Se kam pasur kurrë familjen të bashkuar. Ai ishte atje ne këtu, pastaj ikëm ne atje dhe babin e kthyen në Shqipëri. Ikëm prapë bashkë dhe babit i ndodhën fatkeqësi të tjera. Sa tu shkollonim, dëshironim të ktheheshim në Shqipëri, por babi ndërroi jetë. Atëherë mbyteshin me gomone, ne te gomonja që kemi qenë e kanë kapur një fëmijë që po qante dhe e kanë hedhur në ujë. Ça traumash kam unë. Kam pas një fëmijëri o Zot. Mami im në vitin 2000 ka pasur një aksident të rëndë dhe ka qëndruar 6 muaj në koma. Unë kam parë drama me sytë e mi. Nuk i kam pasur asnjëherë dy prindërit bashkë, jeta nuk na ka lënë asnjëherë bashkë”, tregoi Rike.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Vip26 Korrik 2024
    Në festivalin e madh “Sunny Hill” që u mbajt në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, përjetoi një incident të...
    Vip26 Korrik 2024
    Ditën e sotme ishte puntata e fundit e këtij sezoni të “Shqipëria live”. Emisioni është mbyllur me një njoftim nga moderatorja Erjona...
    Vip26 Korrik 2024
    Mozzik dhe Lotina nuk po i ndahen më njëri tjetrit. Është bukuroshja zeshkane ajo e cila i ka bërë një dedikim special...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.