Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Fushë Kosovë.
Përmes, raportit 24 orësh Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje në mëngjes, ndërsa rastin e ka raportuar babi i djalit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./FrontOnline