×
  • Sport
  • Sport

    Babai i sensacionit më të madh të futbollit ka konfirmuar se lojtari do të qëndrojë në Leverkusen

    FrontOnline
    01 Mars 2024

    Sensacioni më i madh i futbollit gjerman dhe ndoshta evropian për momentin, Florian Wirtz i Bayer Leverkusenit, duhet të qëndrojë në mesin e farmacistëve deri në fund të kontratës së tij aktuale dhe më pas të largohet nga klubi.

    20-vjeçari Wirtz është lojtari më i mirë i skuadrës që po bën histori në futbollin gjerman. Skuadra e pamposhtur mban me një dorë trofeun e Bundesligës dhe në të njëjtën kohë sulmon të gjithë trofetë e tjerë në të cilët garon.

    Është Wirtz ai që meriton më shumë meritë për këtë, pasi ka shënuar pesë gola dhe ka shtuar 10 asistime në Bundesligë këtë sezon. Vlera e tij tashmë është 100 milionë euro dhe fjalë për fjalë e gjithë bota po e kërkon.

    Megjithatë, babai i tij, i cili është edhe menaxheri i tij, zbuloi se Wirtz do të qëndrojë në klub deri në fund të kontratës së tij, që është edhe tre vite të tjera duke luajtur për Leverkusen.

    “Florian ka një kontratë me Leverkusen deri në vitin 2027 dhe përafërsisht kaq do të qëndrojë në klub. Do të presim edhe dy vjet dhe më pas të shohim se ku do ta çojë rruga e tij”, ka thënë ai për gazetën gjermane KSTA.

    Paraqitjet e tij fantastike për Leverkusenin nuk kaluan pa u vënë re, ndaj ai tërhoqi interesin e gjigantëve anglezë Manchester United, Chelsea dhe Manchester City. Mirëpo, pas deklaratës së sotshme të të atit, ai me siguri do të presë edhe pak. /Telegrafi/

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2024
    hudistët Akil dhe Nora Gjakova e kanë mbajtur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të "Parisi 2024". Delegacioni kosovar përbëhet nga nëntë...
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.