×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i Agonis Tetajt i shkruan letër Lumir Abdixhikut dhe Isa Mustafës

    FrontOnline
    20 Mars 2021

    Isuf Tetaj, babai i të ndjerit Agonis Tetajt  i ka shkruar letër kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ish-kryetarit të kësaj partie Isa Mustafa.

    Përmes kësaj letre, Tetaj i ka shprehur shqetësimin në lidhje me gjykimin e vrasjes së djalit të tij dhe ka kërkuar drejtësi.

    Më tutje ai  përmendur Abdixhikut  edhe avokatin e palës së akuzuar, Besnik Berishën, duke thënë se avokati ka abuzuar me procesin. Madje ai ka paralajmëruar se këtyre ditëve do të ushtrojnë edhe kallëzim penal për të.

    “Ju shkruaj ngase jeni edhe prind dhe mund ta ndjeni për një çast në zemrën tuaj se si do të ndiheshit nëse punëdhënësi nesër në vendin e punës do ta vriste fëmijën tuaj dhe gjithçka të jetë e pasqyruar nga kamerat e sigurisë, filmime këto të cilat neve si familje do të na ndjekin deri në varr”, thuhet në letrën që Isuf Tetaj i ka shkruar Abdixhikut.

    “Unë si prind  nuk do të kisha rrugë tjetër veçse për gjakun e djalit tim ta mbaj përgjegjës edhe avokatin Besnik Berisha, për të cilin ne do të bëjmë kallëzim penal”, thuhet në tutje në letrën e tij.

    Letrën e Tetajt drejtuar Abdixhikut dhe Mustafës:  

    Në dijeni:             Z. Isa Mustafa

    Ish Kryeministër I Kosovës

    Lënda:                  Letër Publike  nga Isuf Tetaj  Babai I Agonisit të vrarë

    I nderuar z. Abdixhiku,

     Ju shkruaj me qëllim të ju shpreh indinjatën timë të thellë në lidhje me vrasjen e djalit tim në vendin e punës. Besoj nuk ju ka ikur si lajm të cilin e dhanë të gjitha mediat në Kosovë këto ditë,menyren se si u vra djali im dhe përpjekjen kriminale për të  ndikuar drejtësinë, provuan  që në mënyrë korruptive të orientohet vendimi I gjykatës duke e ricilësuar nga Prokurori Agron Uka në bashkëpunim me avokatin Besnik Berisha dhe ish Kryeprokurorin e Gjilanit Jetish Maloku, tani I avancuar në Kryetar të Këshillit Prokurorial të Kosovës, veprime keto ilegale jashtë seancave gjygjësore që vepren penale  nga vrasje e rëndë me dashje ta kthejn në vrasje nga pakujdesia.

    Ju shkruaj ngase jeni edhe prind  dhe mund ta ndjeni për një çast në zemrën tuaj se si do të ndiheshit nësë punëdhënësi nesër në vendin e punës do ta vriste femijnë tuaj dhe gjithcka të jetë e pasqyruar nga kamerat e sigurisë, filmime këto të cilat neve si familje do të na ndjekin deri në varr.

    U përpoqen që në mënyrë kriminale të pamundësohej gjykimi i  drejt, rrjedhimisht të vritet edhe një herë djali im dhe ne si familje. Unë si prind  nuk do të kisha rrugë tjetër vecse për gjakun e djalit tim ta mbaj përgjegjës edhe avokatin Besnik Berisha, për të cilin ne do të bëjmë kallxim penal.

     Avokati Besnik Berisha, fillimisht deri sa nuk  ka qene avokat I rastit I të akuzuarit vrasjen e ka cilësiuar si vrasje të rënd me dashje.  Në cfardo rrethane rastin do duhet ta mbronte me profesionalizëm dhe integritet prej avokati dhe jo të abuzoj, të korruptoj dhe të bëj përpjekje të mohoj drejtësinë për vrasjen e djalit tim. E kuptoj rolin e avokatit ngase jam jurist me profesion dhe e respektoj përpjekjen që në mënyrë profesionale dhe ligjore maksimalisht të arrij të gjej prova të minimizoj vepren dhe nëse është e mundur ta nxjerr komplet të pa fajshëm të akuzuarin, mirëpo duket prezentuar prova në gjykatë të cilat do ti peshojë trupi gjykues dhe jo asesi të pengohet drejtësia dhe vendimi të merret nëpër kafiteri si dhe të nxjerr video të kamerave me qëllim që  të provoj të manipuloj opinionin.

    Avokat Besnik Berisha ka qenë edhe ish Këshilltari I kryeministrit të Kosovës. A thu ky avokat I djallit  qenka I specializuari për shkak të mënyrës së tij speciale të korruptoj prokuror dhe gjygjtar dhe jo për shkak së me integritet dhe profesionalizëm e bën punën e tij?

     Gjykojeni vet se si ky zoteri po rastis te jete gjithnje perfaqesues I ketyre rasteve ….

     Ky pseudo avokat, pseudo jurist, ky genjeshtar, ky mercenar I cili fillimisht kur doli ne nje media publike I disbalancuar psikologjikisht dhe nga mungesa e pergjegjjes ose tentative per te fshehur te verteten mohoj komplet se qenka takuar ndonjehere me kryeprokurorin e atehershem te Gjilanit Jetish Maloku dhe prokurorin e qeshtjes Agron Uka,  dhe tha se fotoja eshte krejt e montuar si e eshte mundur ky genjeshtar, ky njeri pa integritet  te nesermen pa kaluar 24 ore nga presioni public dhe prezentimi I fakteve  e pranoj se qenka takuar kur mediat I nxorren informatat tjera dhe tha se jam takuar “max 3 min dhe min 5 minuta” duke mos ditur as cfar po flet,  ngase e verteta vret.  

    A thu keshtu me kesi lloj morali integriteti dhe profesionalizmi e paska pas keshillu edhe ish kryeministrin e Kosovës.  Analist politik, gazetar, biznismen, seksist I gjykatave dhe prokurorise,  pse duhet te gjej streh ky profil njeriu tek  organizimi I juaj politik dhe nëpër institucione  të Kosovës, I nderuar kryetar, I nderuar Lumir. ???!!!!

    Deklarimet e tij publike pas vendimit të djeshëm meritor  të trupit gjykues në Pejë duke sulmuar institucionet, kryeprokurorin, gjykatën e pejës dhe trupin gjykes për vendimin e djeshëm  nuk janë asgjë tjetër vetem se shpërfaqja e një njëriu pa integritet dhe I cili në cfardo forme sheh vetëm përfitimin material prej shpirt humburi dhe asgjë tjetër.

    Unë besoj fuqishëm se institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë me e vendos drejtësinë për rastin e vrasjes së djalit tim.

    Drejtësi, drejtësi, drejtësi ….”.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.