×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Azerbajxhani ua heq vizat shtetasve të Shqipërisë

    FrontOnline
    16 Qershor 2024

    Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit.

    Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov në një postim në rrjetin social X, ku shkruante se “nga sot, edhe qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit pa vizë”.

    Marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, u nënshkrua më 1 mars 2024 në praninë e kryeministrit Edi Rama nga Besart Kadia, zëvendësministri i kohës për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Fariz Rzayev, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Azerbajxhanit.

    Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të vizitës që Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Azerbajxhan në fillim të muajit mars të këtij viti, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë ku zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

    Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit preku një tjetër dimension me vizitën e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan këtë javë në Baku.

    Në takimin e radhës mes Komitetit të Përbashkët u diskutua gjerësisht mbi mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa sektorë të rëndësishëm, duke nisur nga turizmi, shëndetësia, arsimi dhe deri tek digjitalizimi.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Qershor 2024
    Pasi ka marrë zyrtarisht votimin e Kuvendit, Hristjan Mickoski ka zhvilluar një takim ceremonial me Talat Xhaferin, i cili i ka dorëzuar...
    Bota/Rajoni23 Qershor 2024
    Më shumë se një mijë vetë vdiqën gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, njoftuan autoritetet. Besimtarët myslimanë u përballën me temperatura...
    Bota/Rajoni23 Qershor 2024
    Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se të paktën 37 mijë 598 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në...
    Të tjera
    Vip24 Qershor 2024
    Gabriela Arapi dhe Ilnisa Agoli janë përballur në “Top Arena” me njëra-tjetrën, ku janë sqaruar edhe për deklaratën që ka bërë ish-konkurrentja...
    Lajme24 Qershor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo. Në njoftimin e lëshuar...
    Lajme24 Qershor 2024
    Në fillim të këtij muaj patën filluar renovimet e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës. E që nga ajo kohë nuk ka...
    Lajme24 Qershor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se nga e marta mund të ketë grevë të punëtorëve...
    Lajme24 Qershor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, rreth takimit të së enjtes të Nivelit të Lartë në Bruksel...
    Lajme24 Qershor 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Luksemburg, ka marrë pjesë në takimin e rregullt të Ministrave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.